Kauza jonë duhet fituar me çdo kusht

Lexuar 995 here




nga Kapllan AHMETAJ
Pas protestës së djeshme në sheshin Skënderbej është hapur goxha debat lidhur me mos pjesëmarrjen e medias, përveçse FacNews të cilin duhet vertetë ta falenderojmë që na është gjendur pranë në keto ditë protestash!

Përgjigjia është e thjeshtë:

Sa nga intelektualët tanë të fushave të ndryshme si gazetarët, historianët, sociologët e psikologët, juristët, inxhinierët, ekonomistët, mjekët, biologët dhe shumë mësues apo patriotë të ndryshëm kanë marrë mundimin të trokasin në dyert e mediave të ndryshme, e shkruar ose vizive qoftë..?

Po në mediat që operojnë online?

Sa prej nesh kanë nisur ankesa në institucionet pergjegjese për dhëniet e këtyre lejeve?

Po shoqërinë civile në tërësi e ka njoftuar ndokush nga të arsimuarit tonë, apo edhe nga ata që kerkojnë llogari në tym?

A është dërguar ndonjë e-mail nga intelektualët tonë në mediat apo institucione nderkombetare te akredituara në Tiranë?

Po çështjen e firmave të peticionit sa e kemi vlerësuar?

Askush të mos mendoj se filani apo filani ka përgjegjësi për këtë problem, përgjegjësia bie mbi të gjithë ne, organizohuni, pyesni, kontriboni si aktivist dhe vullnetarë për një çeshtje që ju prekë dhe përket të gjithëve ju, askujt më pak e askujt më shumë!

Prandaj le ta kërkojmë problemin tek vetet tona, përpara se të krekosemi përballë kësaj katastrofe naturore qe sapo ka filluar per atë zonë!

Nuk kemi as kohë dhe as deshire për politizim situate, duhet të tregojmë se jemi më të pavarur se kurrë, duke i dhënë një mësim partitizmit se vendi im eshte me i rendesishem se pozicioni yt, çfarë do qofsh, mbret, president, kryeminister, deputet, prokuror, gjykates, por edhe  kriminel në qofsh dhe ushtri në paç s'kemi të ndaluar!

Kauza jonë duhet fituar me çdo kusht, sigurisht atëherë do kemi edhe argumenta për të falenderuar!