Shoqata Atdhetare Kulturore Parku Korab Koritnik një vlerë e çmueshme për Kukësin

Lexuar 1284 here




Shoqata Atdhetare Kulturore Parku Korab Koritnik, e themeluar me 21.04.2018 dhe e regjistruar si Person Juridik me Vendim Nr.5925 datë 14.06.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, do të veprojë duke u nisur nga Parimet e Larta të Humanizmit, të vlerave më të mira të shoqërisë, si dhe nga respektimi i Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.
Kjo Shoqatë është jopolitike, e pavarur, me karakter atdhetar, kulturor, civilizues, humanitar, përkujdesëse dhe mbrojtëse ndaj banoreve të zonës dhe mjedisit e natyrës.
Qëllimi i saj është të promovojë vlerat e zonës si një trevë me histori, të ofrojë mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj, duke bashkëpunuar brenda dhe jashtë vendit me organizata të ngjashme, ente private e publike, për të realizuar objektivat e përcaktuara në statut, si dhe organizimin ose pjesëmarrjen në takime, konferenca, simpoziume, forume, tryeza të rrumbullakëta, ekspozita, seanca komunikimi të specializuara dhe projekte me pjesëmarrje të një publiku vendas dhe të huaj, thuhet në llogarinë virtuale e zyrtare të saj.
Shoqata do të veprojë në përputhje me Statutin e saj, si dhe në respektim të plotë të Kushtetutës, të Kodit Civil dhe Legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Në ndërkohë siç mësuam nga burimet në Kryesinë e Shoqatës, pritet që së shpejti të shpallen disa vendime si; Vendimi për çeljen e fushatës së anëtarësimeve.
Vendimi për krijimin e Forumeve të Përhershme të cilat janë organe këshillimore për Asamblenë, Këshillin dhe dhe Kryesinë e SHAKPKK. Forumet do të zhvillojnë projekt politikat për Kryesinë në përputhje me fushën e veprimtarisë të përcaktuar në statut.
Vendimi për ngritjen e degëve të Shoqatës, dhe më konkretisht në:
Njësia administrative Shishtavec
Njësia administrative Topojan
Njësia administrative Zapod
Qyteti Kukës
Bashkia Tiranë
Bashkia Kamzë
Bashkia Vorë
Bashkia Durrës
Bashkia Kavajë
Kosovë
Maqedonia Veriore
Mbretëria e Bashkuar
Belgjikë
Itali
Greqi
Gjermani
Shtetet e Bashkuara të Amerikës