QENI SHARRIT (Deltari Ilir)
Lexuar 19274 here
nga Elmaz DOKLE
Qeni i Sharrit ose Deltari Ilir (Canis lupus familiaris) Ne kohen e sotme qenët që njihet me emrin “Qeni Sharrit” mbarshtohet ne bjeshket e sharrit, perkatesishte ne trekendëshin ku ndahen tre shtete Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia. Janë të përmendur barinjët e fshatrave Restelice, Brod, Krushevë, Zlipotok,Radeshë, Topjan, Shishtavec,Novosej, Borje etj. Ku mbarështohet kjo racë qenësh. Qeni me emrin “Korab” në konkursin Europian te kinologjisë të organizuar ne vitin 2008, zuri vendin e pare ndermjet 10.000 qenve pjesëmarës.
Historia:
Rreth krijimit të kodit gjenetikë të kësaj race ekzistojnë dy teori: E para thotë se kanë prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, dhe Teoria e dytë e cila thotë se kanë prejardhje nga doga e Indisë (Tibetit) e cila ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Lekës (Aleksandri i Madh) në Gadishullin Ballkanik në këto troje është kryqëzuar me qentë vendas dhe janë krijuar Qentë Molos, Plini thoshte se ilirët u dhanë qenj aq të mëdhenj Lekës sa që vrisnin si luanët, e që mundnin luanj, elefantë e dema në stadium. Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë, prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone qeni sharrit. Kjo eshte çertifikuar dhe rregjistruar së pari me emrin “Ilirski ovcar” (Dltari ilir) në vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1970 është rregjistruar zyrtarishte ne Bashkimin nderkombetar te Kinologjise FCI standart Nr. 41, publikuar me 24 nentor 1970 ( Official FCI-Standard N° 41, Published 24, 1970.)
Me pas ne vitin 1998 eshte rregjistruar ne Klubin Nderkombetar te Kinologjise U.K.C. publikur me 1 prill 1989 (United Kennel Club: Official U.K.C. Breed Standard, Revised, 1998) .
Pamja:
Qeni i Sharrit është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, rrojtar i pazëvendësueshëm, i fuqishëm, me pamje krenare, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar, i dashur me fëmijët dhe kafshët e tjera shtëpiake, por shumë është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv pa shkak.
Trupi:
Lartësia: te mashkujt - 67-75 cm ndërsa te bushtrat - 60-70 cm Pesha: te meshkujt - 40-60 kg ndërsa te bushtrat - 30-45 kg Tek qentë mbi 50% të ekzemplarëve dominon lartësia 70cm ndërsa te bushtrat 66cm.
Koka:
Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat.
Ngjyra:
Te Qeni i Sharrit kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë: Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e verdhë me turi të zi 20%, ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%. Qimja: e gjatë.