Veshjet popullore
Lexuar 18780 here
Koreografi Ali Kingji me grupin e Kukësit në Festivalin Folklorik Gjirokastër, 2015
Zona njihet për rritjen e deles rudë. Transmetohet nga gojdhënat se, qehallarët e nga kjo treve, kanë pasur lidhje tregtare me Stambollin dhe Selanikun. Është përmendur se mjeshtria e qethjes së deleve nga blektorët e ketyre fshatrave, është e veçantë.
Ata njihen për përpunimin e leshit të deles dhe prodhimin e veshjeve tradicionale.
Deri në periudhën e shpalljes së pavarësisë pothuaj të gjithë banorët e zonave rurale, vazhdonin të mbanin veshjet popullore lokale të përgatitura sipas prerjeve tradicionale, me tipa të kristalizuar mirë.
Lënda bazë në veshjen e tyre është përdorimi i leshit të deleve dhe, në mbathje përpunimi i lëkurës së lopëve. Veshja tradicionale, kryesisht është qëndisur nga gratë dhe disa elementë të veshjes e punonin terzitë (mjeshtër qëndistar).
Veshja e burrave dallohet për larmishmërinë e saj, koloritin dhe ornamentet e veçanta ku bëjnë pjesë: tirqët, çarapët, opingat, xhamadani, kësula (kapuçi), shamia, brezi, etj.
Veshja e grave, është e tipit ballkanik dhe përkon më shumë elemente me veshjen e zonave fqinjë, kryesisht me atë të Lumës.
Pjesë të veshjes së grave janë: mbështjellsja, brezi, jeleku, këmisha, çorapet brezi, tlinat, tërliku (xhubleta), xhoka (xhybja) etj.
Dallimi i veshjes mes vajzave dhe grave evidentohet tek ngjyra e tyre dhe tek përdorimi i disa elementeve zbukuruese
(Gjergji, A. 2005 "Veshjet Shqiptare në shekuj Akademia e Shkencave fq.109"