Festa e Shën Gjergjit çfarë përfaqëson(?!)
Lexuar 18414 here
Mbledhja e Potkave, ne Zabelin e Novosejit
nga Av. Fatmir Disha
Shëngjergji në fshatin Novosej të Kukësit festohet në një mënyr tepër të vecantë. Ritet që aplikohen nga festuesit janë mjaftë interesante, në pamjen e parë nga ritet festa e shëngjergjit në këtë fshatë duket si festë e luleve dhe e fillim verës, nga masivizimi si një festë rinore nga ritet si një muze i gjallë që vjen nga lashtësit e paraardhësve tanë. Mua si Novosejas gjithmon më është dukur shumë e bukur por edhe shumë misterioze me enigma rreth saj ,pyetja e parë që i kam shtruar vetes ka qenë, a është festimi ë shëngjergjit në Novosej një festë katolike? Nese po : Si është e mundur që një fshatë që shquhet si i besimit musliman në zonë feston me aq energji një festë katolike? Po ritet e ksaj feste a jan katolike? Këto e shumë pyetje të tjera më kanë bërë të shtoj njohurit në këtë fushë për të festuar i ndërgjegjshëm me bashkëfshatarët e mi këtë festë kaq të bukur.Ne vijim të këtij shkrimi do të përpiqem që tu jap përgjigje disa pyetjeve të mia të më sipërme por edhe disa të tjerave që do shtroj në vijim të shkrimit.
1- CFAR ESHTE SHENGJERGJI A KA EGZISTUAR KJO FIGUR MITIKE
Duke ju referuar mjaftë studjuesve të ndryshëm të teologjisë fetare të besimeve tëndryshme, disa shkrimeve të enceklopedisë katolike, konsultave me klerik të fes katolike e ortodokse, shkrimit të profesor Erooll Velise, që gjej rastin ta falenderoj për korrektësin në shkrimin e tij, konstatojmë se ka të dhëna që ai ka egzistuar, për të jan dhënë të dhënat e më poshtëme:
Enciklopedia Katolike mbanë qëndrimin se nuk ka as nje dyshim, në ekzistencën historike të Shën Gjergjit por megjithatë pak dihet rreth jetës dhe veprimtarisë se tij (The Catholic Encyclopedia on St George, www.newadvent.org). Sidoqoftë, sa i përket Shën Gjergjit ajo që dihet është se ai u lind në Nikomedia (Nicomedia), rajon në Turqinë e sotme. Ka jetuar në shekullin III (e. r.) ndërmjet viteve 275?-303. Prindërit e tij ishin të krishterë, babi nga Kapadokia (Cappadocia) kurse e ëma nga Palestina. Edhe vet Gjergji më vonë, pasi u bë nje ushtar Romak, jetoi në Palestinë; ai protestoi kundër persekutimit të Krishterëve nga ana e Romës pagane, u burgos dhe u torturua por qëndroi besnik ndaj besimit të tij të krishterë. Me 23 Prill 303 atij iu pre koka në qytetin Lyda të Palestinës, ku edhe u varros dhe ende besohet të dihet varri i tij . (Gustave Moreau, BBC - Religion & Ethics - Saint George Introduction).
2- Si njerzit besuan ne shenjterin e tij dhe kthyen ate ne nje feste fetare
Siç pamë më sipër , si rezultat i besimit të tij, Gjergji pësoj shumë turtura deri ne sakrifikimin e jetës së tij në mbrojtje të besimit krishter dhe në luftë kundër Perandorit gjaksor Romak ,Diokletian , për këtë arsye gjatë shek III dhe IV ai arriti të konsiderohet si "i shenjtë" (saint-shën) respektivisht martir i Krishterimit. Pas zyrtarizimit të Krishterimit Sh. Gjergji u bë simbol dhe mbrojtës i ushtrisë bizantine dhe shumë vendeve evropiane, për shkak se ai ishte ushtari i parë profesionalist i krishterë në Perandorinë Romake që u sakrifikua për besimin.Gjatë luftës se kryqezatave Shën Gjergji u shoqërua edhe me simbolin e dragoit prandaj fitorja ndaj përbindëshit (dragoit) bëri që Shën Gjergji të njihej si fitimtar (victor).Ky symbol që simbolizonte fitoren, më vonë do të simbolizonte fitoren e së mirës ('shenjtit') kundër të keqes. Në vitin 1222, Këshilli Kombëtar në Oksford shpalli 23 Prillin, Dita e Shën Gjergjit, si ditë feste anekënd Anglisë. (Bulgarian National Radio: Religion and History, Saint George's Day, http://www.bnr.bg). Shën Gjergji festohet nga shumica e vendeve me popullatë të krishterë, Pjesë të Lindjes së Mesme, tërë Evropa, SHBA dhe tej Oqeania. Shumica e Krishterëve: Katolik dhe Anglikan manifestimin për nderë të këtij martiri e njohin si Saint George Day (Dita e Shën Gjergjit).Po kështu edhe ortodoksët dhe sllavet ne pergjithsi e njohin si Dita e Shën Gjergjit.Si te tille nuk e njohin vetem Protestantet sepse ato konsiderojnë veten si reformistë të kishës dhe në vecanti asaj perëndimore ata nuk e festojnë festën e shëngjergjit.(Jacobus de Voragine, The Golden Legend: or Lives of the Saints as Englished by William Caxton, F.S. Ellis, ed. (London, 1900), vol. III:123-45), fq. 128). Festen e Shën Gjergjit e festojne edhe disa Cifut te cilet vizitojne varrin e Shën Gjergjit duke konsideruar qytetin Lyda edhe si vend ku eshte varrosur nje ndër profetët e tyre Elijah/Elishah(Iljasi opo Eljesai)
Eshte interesante fakti se meqenese kjo fest ndër vendet katolike anglikane është festëar me date 23 prill, kjo datë ka përkuar edhe me ditën e lindjes se Hazreti Hidrit(i gjelberi), kjo festë është festuar edhe nga muslimanet e sektit “Sufist” duke e kosideruar Shën Gjergjin si hazreti Hidër.Ne fakte hazreti Hidri ka lindur shum më përpara Shën Gjergjit. Eshte interesant fakti që edhe në zonat tona është festuar dita e azreti Hidrit duke konsideruar si dita e “Hizrit” që ruhej për tre netë rrjeshtë ardhja e tij, per të cilin konceptohesh se po të vinte ai ka aftësin të sjellë cfar ti kërkosh dhe ne paraftyrimin popullor ai perceptohej si një plakë i veshur me rroba jeshile ( pra perceptohej i Gjelbërtë) sic perceptohej edhe nga myslymanet e sektit “Sufistët.”Ne këtë shkrim nuk kam qëllim të sqaroj nese besimi musliman i joni ka ndikim “Sufist”por ndoshta ka lejuar ta pranojmë këtë faktë që Shën Gjergji është edhe një festë muslimane duke u nisur sa më sipër.
Vendet ortodokse e festojne Shen Gjergjin me 6 Maj, Sidoqoftë, Kishat Ortodokse Lindore të njohur ndryshe edhe si Kalendaristët e Vjetër, ndjekin Kalendarin Julian, sipas të cilit 23 Prilli i përgjigjet 6 Majit sipas atij Gregorian të shekullit 20 dhe 21. kurse vetëm Gjeorgjia sipas kalendarit Julian feston edhe më 23 Nëntor.
Ritet që zhvillohen në vende të ndryshme për këtë festë.
Sipas,poetit, publicistit dhe studjuesit profesor Eroll Velija ne nje shkrim te tij rreth kesaj feste ka pershkruar disa nga ritet qe aplikohen ne vende te ndryshme per Festën e Shën Gjergjit i cili ne nje artikull te tij referuar (Dita e Shën Gjergjit).(Robert Elsie, Historical Dictionary of Kosova).Shpjegon:
Ka shumë ngjarje që zhvillohen gjatë ditës së Shën Gjergjit por ato manifestime zakonisht shoqërohen me personazhin e Shën Gjergjit dhe Dragoit! Në Kishë Katolikët ndezin qirinj, në Bullgari bujqit e krishterë presin kurban ashtu që korrje-shirjet të jenë me të begatshme. Ndërsa Ortodokset në përgjithësi ofrojnë bukë të veçantë për këtë festë. Ndërsa femrat në përgjithësi zakonisht përbirohen nëpër 'Perin e Shën Gjergjit' për shëndet, mundësi të shtatëzënisë si dhe fat në jetë. Disa komunitete madje ofrojnë edhe lojëra, cirkuse dhe dëfrime. Disa mbajnë tregje për këtë ditë, disa vizitojnë varrin e Shën Gjergjit në qytetin Lyda, në Palestinë, jashtë Kishës disa therin dash/dele për nderë të Shën Gjergjit, në Britani të Madhe organizohen valle folklorike për nderë të Shën Gjergjit, ndërsa Mbreti Serb Stefan Nemanja gjatë shek 12-të në qytetin e lashtë të Rashës në Serbi ndërtoi një Kishë dedikuar Shën Gjergjit e njohur edhe sot si ?ur?evi Stupovi (shtyllat e Shën Gjergjit) dhe akoma sote komuniteti serb në Kosovë kjo ditë njihet si "?ur?evdan" (Dita e Shën Gjergjit). -Të gjitha këto i sqarova në mënyrë përmbledhur për lexuesin,sidomos Novosejas dhe të zonës tonë që të ketë mendimin e vetë për festën e shëngjergjit në Novosej duke sqaruar edhe disa rite e mënyra të festës që behet në Novosej.
Në Novosej festa e Shën Gjergjit festohet me 6 maj por ritet fillojne dy ditë më para pra që me datën 4 maj ndërsa kënga që i këndohet Hyjneshës “ Zogele” një javë përpara.
CILAT JAN RITET QE BEHEN NE FSHATIN NOVOSEJ
Do të perpiqem që të gjitha ritet të i përshkruaj në imtësi dhe si e përceptonin bashkëfshatarët e mij këto rite nëse ndonjë ritë nuk e kam përshkruar unë jam i hapur para bashkefshatarve të mi, të pres mendimet e tyre , unë do të perpiqem të argumentoj se me kë përkojnë ato, a jan rite të feve monoteiste opo pagane. Që me datën 4 e deri më 5 maj para dite, plakat dhe fëmijët shkonin në pyjet për rreth dhe mblidhnin barna dhe rrënjë të ndryshëm, dhe hithra.Kur ishim fëmij mbaj mendë se plakat na porosisnin të mblidhnim lule buslegji dhe mos, ndoshta duke mbledhur lule gjenim ndonjë lëkur gjarpri ose kockat e ndonjë koke gjarpëri, nëse e gjenim duhet të u jepnim atyre së bashku me lulet.Lëkura dhe kafka e gjarpërit mund të ishin gjetur dhe më par ishte e vlefshme për ritin. Po kështu ata kujdeseshin të siguronin edhe kungull të egër i cili nga disa mbillej posacerishtë.Kjo bim ishte kacavjerrëse me rrënjë mishtore shumë të madhe, vlerësohesh si bim helmuese edhe pse përdoresh si bim medicionale, në disa vende kësaj bime i thon “stërkungulli” ose në gjuh shkencore (bryonia dioica). Kjo bimë në shtëpin tonë nuk mungonte, pasi unë kisha marrë në fshatin Borje një copë rrënjë dhe e kisha kultivuar. Nëna ime shkulte rrënjën e kungullit dhe u jepte dhe shoqeve e kështu ishin disa që mbillnin por këtë ditë të gjithë duhet ta siguronin së bashku me hudhrat dhe penin e kuq dhe të bardhë dhe vezë një kokërr për cdo pjestar të familjes. Nëse nuk gjenin kungull të egër, e blenin sepse para festës vinin e shisnin rrënjë të tillë pjestar nga fshatrat fqinjë.Si përdoreshin dhe kur përdoreshin këto: Barërat me rrenjët përdoreshin në darkën e datës 5 maj të shtypura me krypë, për blektorin duke ua dhën nga pak për adet siç e quanin plakat dhe këtë veprim e konsideronin si rit për të shtuar prodhimtarin blektoria. Por ky ritë ska asnje lidhje me katolicizmin por me paganizmin ILIR dhe ca më tej Pellazg. Lulet e buslegjit të cilat ishin të verdha dhe me arom të mire, në disa vende kjo lule quhet “Agulice” ose emri shkencor i saj (primula officinalis) njihet si bim mjekesore, i përdornin në mëngjezin e datës 6 së bashku me vezët e ziera , lanin me ta fëmijët, pas larjes vezët ua jepnin ti hanin femijve dhe te gjithe pjestarve të tjer të familjes shoqëruar me një gotë qumështe me hudhër, ndërsa lulet e tjera u venin fëmijve në xhepa të xhamadanve, tek fijet e opingave prej lekure lopësh që quheshin (ndorta) tek këmbët, që tek meshkujt ishin të bardha, ndërsa te femrat ishin ngjyrë trëndafili ose të përziera me blu dhe i zbukuronin ato. Ky ritë bëhej me besimin e vazhdimsis së jetës në mënyr të shëndetshme dhe të bukur si lulet. Riti mrekullueshëm i vjeter sa vet ilirët e ndoshta më tej, në disa rrethe veriore kryesishte ne Shkoder 6 maji njifet si festa e luleve që ka mundësi ,që para krishtërimit kështu të jetë njohur edhe nga para ardhësit e fshatit tim, por edhe të zonës tonë që pak a shumë i kanë këto rite. Ndërsa pak rrenjë të kungullit të egër dhe një thelb hudhër e lidhur me pe të kuq e të bardh që nëkuptonte shëndet bardh e kuq, pregaditeshin si stoli dhe vihej të gjithve, fëmijve u lidhej në vende të dukshme, të rinjve dhe të rejave, në thekët e brezit, ndërsa të rriturve u futej në xhep, e gjitha kjo do tu shërbente sipas ritit për synin e keq dhe mbrojtien nga e keqja. Edhe ky rit i lashtë më shumë se ILIR i ruajtur me fanatizëm ndër breza është pagan dhe nuk ka asnjë lidhje krishterimin e besimet e tjera monoteiste. Ndërsa hithrat gatuheshin në formë lakrori me misër (pete) dhe hahej në dreken e 6 majit pas kthimit të të rinjve,nga riti tjetër i mrekullueshem i vendosjes së “potkave”. Ky gatim nëkuptonte që njerzit të merrnin gjak dhe të ishin të shendetshëm.(është shumë interesante që hithra shkencërishtë njifet si një bimë shumë e pasur me hekur dhe përbërës të tjer shumë të nevojshëm për shtimin e gjakut dhe të rruzave të kuqe të tij).
- Me shume interes është edhe riti i përdorimit të lëkurës së gjarpërit dhe kockave të kokës së tij, këto u veheshin, lëkura në copa të vogëla dhe kockat e kokës së gjarprit siç ishte u vihej fëmijve në djep në kokën e lirekut që ishte dicka e rrumbullakët e bëre me copë ose me grep ,e zbukuruar me rruza e monedha të vjetra dhe shërbente për të ndërthurur uçkurin ose tojen (fije trash prej leshi) që shërbente për të lidhur beben e vogël në mbulesat e tij që quhej “shparg” meqenëse ato ishin më shumë se një quheshin “shpërgaj “, që ishin copë prej leshi e bër me veqe në formën një batanije të vogël me shirita bardh e zi ose të bardh ,posacrishte vetëm për femij të vegjël. Ky rit konsderohej si mbrojte nga syri i keq, nga e keqja dhe ajo më e rëndësishmja si shenjë e vashdimit të rilindjes dhe e vashdimit të jetës në menyr të shëndetshme ( të behesh i fortë) . Këtë shjegim që më bente halla e disa plaka të tjera, më ka habitur fakti, kur e kan ndeshur të shpjeguar nga studjuesi jon i madh me origjin arvanitase në Greqi shumë i nderuari Aristidh Kola, i dekuruar me të drejtë me dy medalje, të larta nga dy presidentët shqiptar Berisha dhe Mejdani për studimet e tij mbi pellazgët. Këtë ritë e provon se është ritë përtej ilirve deri në paraardhesit e tyre pellazgët që popullonin po thuajse pjesën më të madhe të gadishullit ballkanik. Pak a shume në këtë mënyr e shpjegon dhe studjuesi kroat, për përiardhjen e ilirve , dhe studjuesi i jon profesori nderuar Moikom Zeqo, nisur nga një monedh e gjetur në fshatin çinamak të Kukësit që datohej në shekullin e tret para erës së re, i përkiste fisit ilir të lebeatëve.Në këtë monedh ndër të tjera ishte e stampuar një anije që bashi i saj kishte kokën e një gjarpëri, ky faktë e bën më besueshëm faktin se ilirët kultin e gjarperit e respektonin pasi besonin ne legjenden se ilirikum ka lindur i mbështjellur me një gjarpër i cili i ka dhën forcë fizike dhe trup të bëshëm. -Një ritë tjetër Shumë i bukur është ai që zbatohet me datën 5 maj mbasdite ai marrjes së potkave( degë të gjelbëruara të mështeknës(berioskes) ose emri shkencor(betula folium et gammae) dhe vendosja e tyre. Në mbasditen e datës 5 maj e gjithe rinia e fshatit, vajza e djem, nuset e reja dhe dhëndurët e rij me veshjet më të mira karakteristike popullore, të grupuar sipas fiseve, shkojnë duke kënduar në zabelet për rreth fshatit, për të marrë potka qe kjo fjal duhet ta ketë origjinen nga fqinjët që put do te thot vendos. Të gjitha këngët jan rreth një hyneshe që quhet “Zogele”. Ky është një spektakël i vertët që të duket nje festë rinore e pashembulltë, kësaj hyneshe nuk i këndohet nga fshtrat e tjer te zonës, në raste të vecanta edhe bëjnë humor me hyneshën tonë. Këngët që këndohen kësaj hyjneshe janë vetëm për këtë, dhe pak a shumë janë në formën e lutjes për të ardhur, pasi konsiderohet se sjellë mbarsi, që pas cdo rrjeshti përdoret refreni “hajde mori Zogele hajde,hajde mori lule lala hajde” ndërsa fjalët e tjera të këngëve jan lutje për të shtuar dashurin, për të martuar beqarët e beqaret , për tu sjell stoli femrave, për të shtuar bereqetet për të ardhur shëndosh gurbetqarët që vinin nga shtegtimi me blektorin e tjer.Në zhurmën e këtyre këngëve polifonike të krijohet mendimi se je ne mes të dashurive që të sjell hynesha e jonë Zogele. Po kështu në mes lutjeve pozitive ka edhe lutje për të u mbrojtur nga e keqja, që më shumë spikat në këngën në formë lutje e sarkazme për kurbetlit, ku një fragmentë thotë “i keqi le të rrije, i miri le vije, ik ore i keq, për ty ska shëngjergj” “hajde mori zogele hajde,hajde mori lule lala hajde” .Këto degë prej meshtekne që mbledhen mbahen larte, që të mos prekin në tokë dhe po me këngët e mesipërme grupi i madh rinor kthet nga zabelet në shtëpit e tyre duke i vendosur potkat në ballkone, i varin lartë që të mos prekin tokën, që i ruajne si dicka të shejtë që ua ka dhuruar Zogelja me këtë veprim mbaron aktiviteti ritual i kësaj dite. Të neserme me datë 6 maj rinia e cilësuar më sipër sipas të njejtit organizim ngrihet herët dhe duke kënduar bëjnë shperndarjen dhe vendosjen e potkave( degeve të meshteknës) po me ritualin që janë mbledhur pra duke kënduar vendosin ato në muret e shtepive të tyre, në stallat e baktive, percjellin bagtine që leshohen për kullot duke i prekur në fillim me këto degë, në arat e livadhe e tyre duke shkuar të grupuar të rejat e te rinjët e cdo fisi, me kënget ritual të hyneshës Zogele. Rituali përfundon rreth orës 9 të datës 6 maj për të vashduar me rituale të tjera të mrekullueshme që do ti trajtoj më poshtë, te këto rite nuk kan të bejnë me besimin monoteistë as të krishter e as muslimanë, po paganë sepse keto rite ne koh te ndryshme aplikohen edhe ne krahina te tjera te shqiperise psh.Vendosja e degeve aplikohet edhe ne krihinat e elbasanit por per dite te veres dhe pa i kënduar hyjneshës Zogele. Ata i kendojne hyneshes së tyre Zogele, e jo të Shejtit Gjergj dhe as azreti Hidrit(hizrit). Në këtë mengjez të kesaj dite të gjith duhet të tundin kosin në dybek dhe të bejne dhallë, që nenkupton të mos u shkoj vera pa dhalltë. Vlen të përmendet fakti që Zogeles i këndojnë disa ditë para Shën Gjergjit dhe perfundon me datën 6 maj. Lind pyetja çfar paganizmi jan këto rite unë përgjigjem me plotë bindje është paganizëm ë paraardhësve tan ILIRO PELLAZG ne rastin ton Dardan, për arsyet që do ti trajtoj më poshtë: Personazhi më interesantë i ritit të më sipërme është hyjnesha “Zogele”. Më ka ngacmuar fakti se çfar është kjo hyjnesh pse i këndohet me kaq pasion, aka egzistuar dhe cfar është në të vërtet? Këto e shum pyetje të tjera me kan ngacmuar vashdimishtë: Për tu dhën përgjigje këtyre pyetjeve kam intervistuar më shumë se njeqind te vjetër gra e burra nga Novosej por edhe nga fshatrat e tjerë per rreth tij, se si e perceptojnë “Zogelen” ? Nga te intervistuarit ka patur përgjigje të ndryshme të cilat po reshtoj si më poshtë,
-Te intervistuarit e Novosejtë, mbi 30% janë përgjigjur nuk e dim, i këndojmë për zakon, pjesa tjetër pergjigjen se përceptojnë si një zogë të bukur, ose si pëllumbesh të shkruar shum të bukur me të kuq e të zezë e ngjyra të tjera, ndërsa ato që jan jashtë Novoseit disa e përceptojnë në të njëjtën mënyr si ato të Novosejës, por disa të tjer mendojnë se “Zogelja” që këndohet në Novosej është një femër “gjysëm zogë gjisëm njeri”, pra në formën e një enjgjelli. Sic shihet jemi para dy perceptimeve i pari një i vendalindjes (Novoseit) që e këndojnë në formën e një pëllumbeshe pra të nje hyneshe, i dyti në formën e një engjelleshe. Perceptimi i par është simboli një hyjneshe që i përket besimit pagan ilir, ndërsa përceptimi i dytë në formën e një engjelli që i përket besimit të krishter. Nisur ky përceptim tregon se Novosejasit mendoj se janë më të saktë, pasi jo se vetëm ato i këndojne kësaj hyjneshe në zonen tonë, dhe si të tillë mbrojnë një ritë më të vjetër se komshit që mendojnë ndryshe.
- Cfar thonë studimet për faktin e më sipërme.
-Eshte i njohur fakti që në tekstet e histories, tregohet se trualli historië i Ilirve përfshin pjesën perëndimore të ballkanit ka mendime se, si kufit natyror ishin degët e danubit(sava e Drava),kurse në jugë duke perfshir dhe Epirin, kufiri shkon deri në gjirin e Ambriakis, në lindje si kufij natyror ishin lumejtë Morava e Vardari dhe në perëndim brigjet e Adriatikut dhe të Jonit. Ata ishin të ndarë në fise dhe më të rëndësishmit ishin, taulantët, ardianët, dardanët, dalmatët, penestët, molosët, kaonët, tesprotët. Fshati Novosej dhe e gjithë zona e shishtavecit bën pjes në teritoret e Dardanëve. Nga gërmimet arkeologjike në të gjitha trevat ilire, brenda teritoreve të shqipërisë së sotme edhe jashtë territoreve të saj në trevat shqipfolëse, janë konstatuar që gjatë gjithë periudhës së bronxit dhe në fillimet e periudhes së hekurit, janë konstatuar piktura shpendësh, në enët prej balte, në bizhuterit prej bronxi e ari, në gurë dhe mure ndërtimesh të kulturës Ilire. Gjetja e këtyre vizatimeve dhe pikturave nënkupton se Ilirët kanë qenë të lidhur me shpendët dhe nga studimet janë konstatuar se disa prej tyre jan besuar edhe si Hyjni prandaj u kan ngritur kulte në vizatimet e pikturat e tyre.Ndër më të preferuarit e tyre si shpend kan qenë shqiponja dhe pëllumbi, ngjyrat kuq e zi të këtyre hyjnive janë të shfaqura edhe në flamurin tonë. Më interesa sipas disa studjuesve ka qen pellumbi ilir i quajturi Hyjnesha Ilire ngjyrat dominuese të këtij pëllumbi kan qen të kuqe e të zeza dhe ka egzituar ne gjendje të egër në periudha shume të lashtë të paktën 3000 vjet para eres re. Eshtë per tu përmendur fakti se popullsia Ilire nuk lejonte të prekej e shtohej i kultivuar ky shpend, edhe sot në fshatin tim manifestohet kujdesi ndaj pëllumbit, e quajne jo për mir ngacmimin e pëllumbit të egër dhe ruajtjen e tij në gjendje të butë. Më vonë pas lindjes së feve monoteiste , nga manastire të ndryshme, ky pëllumbë kultivohesh e rritesh, brenda trevave të iliris por edhe jashtë tyre në Europë e tjer, i pagezuar si engjellesha Ilire.Për nder të kultit të ilirve ky lloj pëllumbi është Quajtur “Pëllumbi Ilir (colomba ilirica;emër i rregjistrimit:Arcangel,Gimpel; grupi:Pëllumbat me ngjyra;nr.i standartit evropian:402;madhësia e unazes:07) Bën pjesë në pëllumbat me ngjyra, është ndër pëllumbat më të lashtë të europës ka jetuar ne gjendje te egër dhe është kultivuar në të gjithë teritorin e Ilirisë. Këto fakte që solla bëjnë të mundur të bësojmë se hyjnesha “Zogele” e fshatit Novosej nuk është gjë tjetër vetëm pëllumbesha e Ilirisë që konsiderohej edhe nga ata si hyjni dhe më vonë pas krishterimit si engjellesha Ilire e pagëzuar nga priftërinjët e manastireve. Por në Novosej këtij pëllumbi kult i janë bër i behen rite si një hyjnesh, cka nënkupton se riti përkon me ritin ilir(në rastin tonë Dardan).Ky ritë i ruajtur ndër mijra vjetë në mënyr tepër të konservuar, ( e manitshme një relike e gjallë e trashiguar deri në ditët tona, faleminderit bashkefshatar.) Që ti përgjigjemi pyetjes tonë të shtruar më parë: “Zogelja” është një hyjnesh ilire, ritet për këtë hyjnesh janë pagano Ilire. Ne studimet e tij profesori i nderuar Dhimiter Pilika ne librin e tij, “Pellazget origjina e jon e mohuar”(f.222-225) duke ju referuar autorve te lashtesis si, Atheneut,ciceronit,dionizi i Halikarnasit,Elianit, Eustatit, Filostratit, Pausania, Pindarit,Plinit ,Pompon Meles, Propercit Servit,Skolastit te Homerit, Sfokliut, Strasbornit e tjer qe kan jetuar para nga shekulli 3-5 para lindjes se krishtit tregojne se dy pellumba te zij fluturuan nga Teba e Egjiptit ku njeri shkoj ne libi dhe tjetri ne dodone, ky fundit qendroj ne dru lisi dhe foli me ze njeriu dhe tha se aty duhej ngritut Orakulli i Zeuzit dhe popolli i atij vendit i zbatoj keto porosi te pellumbit me bindjen se ishin porosi nga perendia. Po i njejti autor Horadoti nder te tjera thote se pellumbi fliste gjuhe barbare( ku ne ate kohe barbar quheshin pellazget), Te monedhat Dodonas ishte shenja e vides (pellumbeshes) qe simbolizonte perendesh Dionen ose bijen e saj Aferditen kjo e fundit adhurohej nga dodonasit si Perendesh e bukurise dhe dashurise. Keshtu lutjet qe i drejtohen zogeles e bejne ate si nje perendi dashurie e bukurie njelloj si Aferditen.
-Në ditën e Shën Gjergjit bëhen edhe disa rite të tjera si, vrapimi i kuajve,mundja e demave, mundje, e plot gara të tjera sportive, të cilat nuk ë ka vetëm novosej por e gjithe zona, kjo tradit është shumë e vjetër jo vetëm Ilire, por edhe e grekëve të vjetër kryesishtë e spartanëve e romakve e tjer. Por e rendësishme është se edhe këto rite nuk kan kuptim fetar dhe as kuptim të besimit pagan ata zhvillohen për argëtuar më mirë festuasit që kjo festë pagane nga përmbajta dhe fetare nga emri të jetë sa më e këndëshme.
-Ka mjaftë klerik musliman që janë prononcuar nëpër rrjete sociale në internet dhe rekomandojnë që shëngjergji të mos festohet se nuk është i lejueshem nga Kurani i Madhnueshëm, pasi ajo është festë katolike, por ato e ndalojnë edhe kur ajo festohet me rite pagane duke referuar ne ajete kuranore. Unë i pyes këto klerik nëse populli nuk do ti kishte ruajtur këto doke e rite në mënyr të konservuar që nga lashtesia ,sigurishtë ne do të ishim një popull pa histori. Unë mendoj se muslimanët shqiptar festat pagane nuk i festojnë se besojnë më në to por i festojnë si një amanet që u burojnë nga thellësit e shekujve të paraardhesve tanë për të ruajtur identitetin tonë kombëtar te rrezikuar shume prej pushtimeve te gjata nga fqinjet romak, sllavë dhe turqe.Pare në këtë kuptim unë mendoj se ato nuk i cënojnë punët e feve dhe besimin në to. -Mendoj se disa fetar nuk duhet të i ngatrojnë besimin me kulturat.Shqiptari nuk mendon as si Arab e as si Romak e as si sllave, por si shqiptar dhe mbi këtë bazë pa mohuar kulturën shqiptare por duke e ruajtur me fanatizëm atë, ai ka lejuar e përkrahur besimin fetare në forma të ndryshme ,katolik , ortodoks, musliman e tjer. Këtu mendoj unë se është edhe çelësi i tolerancës fetare në Shqipëri. Në përfundim të kësaj eseje do të falenderoja me gjithë shpirtë bashkefshatarët mij të Novoseit ndër breza që kan mundur të ruajnë në mënyre tepër të konservuar , aq rite të paganizmit Ilir në një ditë si ajo e Shën Gjergjit sa kjo ditë më duket si një pemë e artë e stolisur me diamante të ndritshëm të asaj kulture që mua dhe ne na quajnë shqiptar. Besoj se Novosejasit e ri do e çojnë më tej, duke jo vetem festuar por edhe ruajtur me fanatizëm ritet, ky faktë na kthen në një muze të gjallë dhe të artë të kulturës tonë Ilire(shqiptare) e cila nuk ka nevoj për vertetim sepse ajo i ngjan vulës së njom të identitetit kombëtar që ndoshta duhet të merren më shumë Historianët e djemtë e arsimuar të Novoseit. Eshtë kjo një mënyrë të kuptuari nga bashkëfshatarët e mij që ritet e tyre të lashta i ruajnë si sytë e ballit, dhe megjithse janë shumë besimtar musliman, ata nuk i lëkundën, as fetë e besimeve të ndryshme, as pushtimet romake, sllave e turke për të ruajtur xhevahiret e kulturës shqiptare . Sa më shumë ju kuptoj aq më shumë ndjehem krenar për ju dhe paraardhesit e mij të fshatit Novosej por edhe borxheli ndaj jush për të pasqyruar kulturën tonë sa të lashtë dhe interesante. Kjo që trajtova është vetëm 5% e pasurive kulturore e shpirtëtrore të lashtësis tonë në koto troje që disa mediokër kujtimesh ndoshta të ndikuar nga geni paraardhësve të vet të vjeter e të ri, mohojnë lashtësin e kulturës dhe egzistencës tonë në trojet tona etnike, të një fshati që jeton mes 3 kishave e një manastiri, të një fshati me kala, të një fshati që në teritorin e tij ka një qyteze antike të lashtë me gjetje në rrenojat e tij fragmente të kulturës Ilire, të një fshati që teritori i tij rrethohet nga tre kulla mbrojtëse dhe në qëndrën e tij ka patur çezëm me ujsjellës me tuba qeramike që datojnë që nga koha e romakve.