Toponime burimesh e përrenjsh në Novosej

Lexuar 1774 here




nga Avdi NOKA
Prroi i Shtesës (shton ujin shumë nga reshtjet; ndodhet rreth 800 m në juglindje të lagjes Kaciman e në lindje pranë Kodrës Bakalle, deri tek livadhi i Bashës).

 
    Përroi i Dushkut (rrjedh përmes emërvendit Dushk dhe derdhet pranë Mullinit të Sahitit).
  Përrejna (300 m në juglindje të lagjes Kaciman e në perëndim të Kodrës Bakalle).
  Përroi i Dragjicës (përrua nga stanet e Sherif Musës deri në Lilnarekë; e ka marrë emrin e Dragjicës, të një gruaje të fisit të hershëm, Zhivki të Shishtavecit).
  Përroi i Beçaj (në fund të shpatit lindor të staneve të Beçaj e në derdhje me Përroin e Gjermazit).
  Përroi i Avdisë (buron nga Kroi i Ferrës, rreth 150 m në perëndim të staneve të Mal Toçillës, vazhdon poshtë e bashkohet me Përroin e Beçaj në Livadhe të Dishajve).
   Përroi i Bashës (në fund të shpatit lindor të lagjes Bashaj e në derdhje në Përroin (rekën) e Fushës).
  Përroi i Kazisë (në shpatin perendimor të Kallabakut të Madh, emërvend për shkak të një ndodhie, sipas së cilës një ka i zi ka ngordhur në përrua).
  Reka e Reçicës (përrua, vazhdimi i përroit të Lilnarekës e në vazhdim pranë Mullirit të Xhaferit, ndërmjet Gradishtës e Brinjës së Llejkut).
  Reka e Fushës (përrua përmes fushës së Novosejt).
  Tre Bunarët (tre burime uji në Pashtrec, në jug të stanit të Danjallit, në rrugën për tek shtëpitë e Baftjar Baftjarit).
  Gjoli i Dishës (pus i thellë në mes të fushës së fshatit, që kalon përmes parcelës livadhore me të njëjtin emër).
  Rezervuari (liqen artificial rrëzë shpatit veri-perëndimor të Kallabakut).
  Gjoli i Kallabakut (gropë e madhe me ujë rreth 200 m në veri të Kallabakut të Vogël).
  Gjoli i Thatë (në veri të Kallabakut e pranë Gurit të Zi).
  Përroi i Sahitit (përrua pranë stanit të Salih Hazirit e me rrjedhje jug-veri deri në Përrua të Leçes).
  Vija e Bregjit (vijë uji rreth 100 m në veri të Kodrës së Bregjit).
  Përroi i Pashtrecit (pranë staneve të Danjall Parllakut në Pashtrec me rrjedhje perendim-lindje).
  Reka e Hurdhës (përrua që rrjedh nga rezervuari, me orientim lindjeperendim në Stërg, etj.
 
.