Shishtaveci, Borja e Topojani seriozisht të kërcënuar nga stuhitë e erës dhe shiut
Lexuar 1281 here
nga KALLABAK.COM
Një stuhi nga më të paparat ka mbërthyer fshatrat Shishtavec, Novosej, Borje, Topojan dhe gjetkë. Erërat e forta të shoqëruara me reshje të dendura të shirave të pragdimrit, kanë sjellë pasoja serioze, të cilat janë pasqyruar me ndërprerjen e energjisë elektrike që prej 48-orësh.Ndërkohë që nga kontaktet tona si web, kemi mësuar se, si rezultat i erës, ka dëmtime serioze në catitë e banesave kryesisht atyre me tjegull dhe llamarinë.
Stuhia e erës dhe shiut, e cila në këto momente është në kulmin e intensitetit të saj, ka rritur ndjeshëm prurjet e përrenjve duke rrezikuar përmbytje serioze dhe rrëshqitje të frikshme të masiveve të gurta dhe dherave, në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, në fshatrat Nimce, Lojme, Shtrezë, Cernalevë, etj.
Që prej egërsimit të motit 40-orë më parë dhe deri në këto momente, komuniteti i banorëve, nuk është kontaktuar nga strukturat përgjegjëse lokale, po kështu dhe ato qëndrore, të cilat edhe njëherë po dëshmojnë se e kanë lënë menjëanë, zonën e cila "është e regjur" nga motet e vështira, por dhe e anatemuar për "protestën civile".
Edhe pse zona, është disa kilometra larg nga zyrat e Prefektit, kryetarit të Qarkut, e atij të Bashkisë së Kukësit, zyrës qëndrore të OSSHE, kafeneve nga postojnë nën efektin e alkolit reporterët lokal të medias, fatkeqësisht e çuditërisht ngjarjet ndodhin në fundjavë, ç'ka e bën më serioze situatën.
Mungesa e energjisë ka bërë që, të mos funksionojë dhe komunikimi telefonik, e nga ana tjetër minimizimi i qarkullimit të automjeteve të transportit e ka izoluar deri në ekstrem një zonë të tërë me afërsisht 12 mijë banorë.
Stuhia e erës dhe shiut, e cila në këto momente është në kulmin e intensitetit të saj, ka rritur ndjeshëm prurjet e përrenjve duke rrezikuar përmbytje serioze dhe rrëshqitje të frikshme të masiveve të gurta dhe dherave, në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, në fshatrat Nimce, Lojme, Shtrezë, Cernalevë, etj.Që prej egërsimit të motit 40-orë më parë dhe deri në këto momente, komuniteti i banorëve, nuk është kontaktuar nga strukturat përgjegjëse lokale, po kështu dhe ato qëndrore, të cilat edhe njëherë po dëshmojnë se e kanë lënë menjëanë, zonën e cila "është e regjur" nga motet e vështira, por dhe e anatemuar për "protestën civile".