GUZHINA TRADICIONALE E GORËS (Pjesa e parë)
Lexuar 7169 here
nga Elmaz DOKLE
Kuzhina tradicionale e Gorës është e pasur si në lloje, po ashtu edhe në cilësi. Prej brumrave mund të përmendim.
a) Llojet e bukës:
Bukë e përzime (Bërkan leb), (Gatuhet në magje me miell misri + miell thekri), që pëzihen në raport të barabartë. Gjatë pëzierjes së brumit, i hidhet kripë dhe farë buke, në një të ndarë të magjes lihet që të fermentohet, më pas përzihet dhe shtrohen në palare dhe mbulohen me çarçaf (trpezhnici) njeri mbi tjetrin deri sa të bëhet fermentimi (da nadojdet). Kur të jenë mufatur futen në çerep të nxhehët të vendosur mbi prush dhe mbulohen me saç të nxehtë sa të piqen. Kjo lloj buke ka qënë masive, ajo është shumë e shijëshmë në të ngrenë dhe e shëndetëshme.
Bukë Misri (Kollomboqen leb), (Gatuhet me miell misri) në dy variante, me dhe pa farë buke, ajo që gatuhet pa farë quhet "Presnik kollomboqen". Gatimi i saj është fare i thjeshtë, pasi është nxehur më parë saçi dhe çerepi, përzihet masa e brumit dhe hidhet direkt në çerep për tu pjekur, ndërsa buka me farë lihet që të kryhet fermentimi dhe pastaj piqet. Këto lloje bukësh përdoren me kos, djath e turshi.
Bukë thekre (Erzhan leb), Gatuhet me miell thekre, gatimi bëhet me ferment, piqet një lloj si buka e përzier. Ka përdorim masiv, pasi thekra është një nga kulturat e arave që i përshtatet kushteve klimatiko - tokësore të zonës, del bukë e butë, e shijëshme dhe e shëndetshme.(Rekomandohet për prevenimin sëmundjeve të diabetit.)
Bukë elbi (Jeçmenen leb), gatuhet shumë rallë ka efekte kurative, stimulon nxjerrjen gazrave.
Bukë gruri (Pçeniçen lep), (Gatuhet me miell gruri) në dy variante; me farë për përdorim masive dhe pagaçja për raste të kremtesh ceremonish si kulaçi i dasmës, pogaçe që u dërgohet vajzave nga prindrit e djemëve e anasjelltas.
Pogaqja (Pogaça), (Gatuhet me miell gruri të tipit "nulla, nulla"), pa ferment me pakëz sheqer, pak para se të piqet siprina lyhet me vezë, ajo nuk ka përdorim masiv, gatuhet me rastet e riteve të çuarjes së qezës së nuses (za pokllon) familjet që kanë djem të fejuar ua dërgojnë të fejuarave dhe vajzat e fejuara u a dërgojnë familjeve të të fejuarve, të qëndisura me molla, karamele e lule; duke vënë në mes ndonjë dhuratë si gjerdan, monedha ari ose agjendi etj.
Kuleqët (Kollaçi), Gatuhen me miell gruri, janë si simitet, ato përdoren në dy ceremoni, e para në ditën e hapjes së dasmës, kur zihet kulaçi i dhëndrrit, që hahet nga bashkëshortët dhe pjestarët e tjerë të familjes në mëngjesin e parë pas dasmës, e dyta kur shkojnë nuset në gostin e dytë u`a çojnë gjithë pjestarëve të familjes së nuses nga një kulaç të qëndisur me molla e fruta të thata, po ashtu edhe kur kthehet nusja nga gostia sjell kuleç për të gjithë pjestarët e familjes së burrit.