GUZHINA TRADICIONALE E GORËS (Pjesa e pestë)
Lexuar 6094 here
nga Elmaz DOKLE
d) Ëmbëlsirat
Sutliaç, (Oriz me tamel), gatuhet me qumësht, sheqer dhe pakëz miell ose nisheste. Mund ti hidhet kanell ose ara te bluara. Hashure, Gatuhet me kokrra gruri, sheqer, miell ose nisheste dhe ara të bluara, gatuhet për ditën e Sulltan Nevruzit, por edhe në ditë të e zakonshme të dimrit.
Hallva, (Irmik Hallva, Cërna hallva, Ramçejca). Gutuhet me miell gruri të bluar trashë, (në të folmën e Gorës quhet irmik) mund të bëhet edhe me miell misri. Pasi kavardiset mielli me vaj ose me t`lyen i hidhet sherbeti i nxehtë (100 ºC) pasi përzihet mirë hiqet nga zjarri, serviret në tepsi topa topa ose në mënyra e forma të tjera.
Kjo ëmbëlsirë përdoret në bukën e mortës, pas kthimit nga varrimi, çdo ditë deri në të shtatat, pastaj në të dyzetat, përvjetorin e parë të vdekjes dhe çdo përvjetor, ajo u shpërndahet më të afërmëve duke u thënë merreni këtë hallvë për shpirtin e të ndjerit. Prej këtij adeti ka mbetur shprehja: “Ja hëngra hallvën, ta hangsha hallvën”. Në fshat besohet se era e kavardisjes së hallvës e ndjell shpirtin e të vdekurit që të kthehet në banesën e kësaj bote, disa tregojnë edhe historira “sikur i kanë parë të afërmit që janë kthyer nga bota tjetër”
Bakllava, gatuhet me miell gruri të cilësisë “nulla nulla” gjalp, arra, nisheste dhe sheqer, ajo gatuhet për raste festash siç janë viti i ri, Bajrami, Shëngjergji dhe për gostit e radha.
Borjanët edhe pse janë pastiçerë të përmendur në Ballkan e më gjërë, në traditën e fshatit gatuhen shumë pak ëmbëlsira. Si edhe në profesione të tjera, ustallarët e tregojnë ustallëkun e tyre jashtë shtëpisë. Kështu thonë edhe për ndërtuesit e famshëm të Gollobordës.”Po u dogj Stambolli, e ndërton Golloborda, por po u dogj Golloborda, kush do ta ndërtojë ?!”
Patatet’ lakrat dhe preshi, shtratifikohen në oboret e shtëpive, ndërsa pazia dhe lëpjetat thahen dhe pëdoren për gatimin e pitave në kohën që nuk gjënden të freskta. Qepa dhe hudhrat renditen në vargje për tu tharë, për tu përdorur gjatë dimrit. Kungujt dhe misrat magazinohen nëpër hambarë ku ruhen për dimër. Në zairetë e dimrit futet edhe bluarja e drithrave të bukës, sigurimi i bazës ushqimore për bagtitë dhe i lëndës drusore për nxemje.
Këto sigurohen për periudhën Shëmitër – Shëngjergj.