Ngjitu në bjeshkë, mos harro!

Lexuar 3970 here




nga Kallabak.com
Është bërë e zakonshme, veçanërisht gjatë muajve Maj-Shtator, grupe individësh e kanë kthyer në pasion shëtitjen në bjeshkë dhe ngjitjen në mal. Anipse një shëtitje e tillë mund t'ju duket e lehtë, duhet çdoherë të merren disa masa paraprake. Se çfarë duhet mbajtur parasysh, vlerësoni këtë kujtesë, sigurisht që do t'ju vlejë.

Nëse keni planifikuar të shkoni në bjeshkë, mos harroni që;

Nuk duhet të udhëtoni asnjëherë vetëm.
Informohuni për motin.
Përgatitni rrugën që do të përshkruani dhe i tregoni dikujt, që nuk do të jetë me ju.
Mbathni këpucë të përshtatshme për ecje të gjatë.
Vishni tesha të ngrohta.
Mos harroni mushamanë kundër shiut.
Vendosni kapelë, syze dielli dhe krem kundër diellit (dielli në lartësi është
veçanërisht agresiv).
Kutia e ndihmës shpejtë, nuk ju rëndon.
Parashihni çdoherë një furnizim dhe një shishe ujë, bile edhe për një shëtitje të vogël.

Nëpër bjeshkë nuk flitet për kilometrat e kaluara por për disnivel dhe kohën e ecur. Numërohen mesatarisht 300 metra disniveli duke u ngjitur për një orë, ndoshta dhe pak më shumë nëse ka distancë.
Koha e zbritjes është vlerësuar në dy të tretat e ngjitjes.
Kur caktohet “bregu i majtë” apo “bregu i djathtë” i një përroi ose lugine, vendosni çdo herë si orientim gjeorografik, atë të zbritjes.
Kohëzgjatja e shetitjes mund të ndryshojë sipas formës fizike, kushtet të motit apo ato klimatike, takimeve, pauzave dhe gjithçka që takoni gjatë rrugës.   Mos i pritni dredhat e shtegut, kjo i ekspozon në gërryerje. Evitoni shqetësimin e kafshëve të egra.
Nëse nuk i shihni barinjtë, mos ju afroni kopeve. Ato janë të ruajtur nga qentë e frikshëm të Sharrit të cilët mbrojnë dhentë nga keqbërësit, e nëqoftëse qentë u afrohen largohuni në mënyrë të qetë.
Nga ana tjetër, do të lëvizni në një rajon kufitar me një rregullore të veçantë, që do të thotë të mos harroni pasaportën Tuaj.
Disa nga këto shëtitje malore në lartësi mund të jenë të rrezikshme, nëse ka borë në fillim të verës apo të vjeshtës.

Gjithësesi, udhëtim të mbarë! 
.