Origjina e popullësisë së Gorës, ç'thotë austriaku

Lexuar 4709 here




Studiuesi austriak O.Univ. Prof.Dr.phil.Karl Kaser, ka botuar një studim të gjerë për origjinën e popullatave malësore të Ballkanit. Sipas tij vllehët nuk janë gjë tjetër veçse ilirë të romanizuar të cilët më pas u detyruan që të marrin malet nga dyndjet barbare dhe veçanërisht ato sllave. Ai mbron fort tezën se, shqiptarët dhe vllehët janë pasardhës të ilirëve.

Vllehët e sotëm janë ilirë të romanizuar, dhe siç shkruan Prof.Dr.phil.Karl Kaser, ata banonin nëpër qytetet bregdetare të Gadishullit Ilirik. Ata ishin pjesë e administratës në Perandorinë Romake. Mirëpo, më pas me largimin e Romës dhe dyndjet barbare që, shoqëruan këtë largim, ata (vllehët) u detyruan që, të ngjiten maleve dhe të jetojnë me vëllezërit e tyre të origjinës.

Prof.Dr.phil.Karl Kaser, më tej thotë se, vllehët kanë qenë shumicë në të gjithë  bregdetin Adriatik dhe Jon (deri në malet e Pindit), në të gjitha qytetet e ngritura nga romakët dhe ishin pjesa më e kulturuar dhe më e civilizuar e Gadishullit Ilirik. E veçanta e këtij studimi është fakti se ai hedh dritë dhe mbi origjinën e popullësisë së Gorës, që sipas tij ata janë vllehë të sllavizuar.


Përcolli për: kallabak.com  Q.Rudi
.