Kampionati i Mundjes, tituj dhe trofe për Kukësin
Lexuar 3901 here
Federata Shqiptare e Mundjes në bashkëpunim me Bashkinë dhe Klubin Shumësportësh Kukës, në stadiumin e lojërave me dorë, organizuan Kampionatin Kombëtar të Mundjes "Stil i Lirë".
Në këtë veprimtari sportive morën pjesë 6 ekipe, Kukësi, Durrësi, Puka, Tirana, Golloborda dhe Shkodra, të moshave-shkollor dhe para të rinjë. Kupën e Shqipërisë për moshat shkollore e fitoi ekipi i Kukësit me trajner Elton Hallaçi, ndërsa mundësi më i mirë i aktivitetit u shpall Artur Ademaj.
Nga Federata Shqiptare e Mundjes, me titullin "Nderi i Mundjes Shqiptare" u nderuan dy personalitete të sportit të mundjes; Shefit Bulica (pas vdekjes) dhe Kujtim Kovaçi (aktualisht drejtor i Klubit Shumësportësh Kukësi), për kondributin e dhënë në sportin e mundjes. Gjithashtu, me titullin "Nderi i Mundjes Shqiptare" për mbështetjen dhe zhvillimin e sporteve e veçanërisht atë të mundjes, u nderua edhe Kryetari i Bashkisë Z.Bashkim Shehu.