Poetja misionare Selvi Beçaj
Lexuar 4172 here
nga Ramiz LUSHAJ
1.
Gjithçka dija për Selvi Beçaj (Ponari) si juriste, diplomate e politikane e re m’u duk disi e mangët, përderisa ende nuk e kisha njohur dhe një tjetër dimension jetnor e veprimtarie të saj, mbiemrin letrar “Poete”. Në pesë vitet e fundit i paska botue tre vëllime poetike me 205 poezi gjithsej: “Fort do të të mbërthej, o jetë…”(Botimet Dudaj. Tiranë, 2013. ISBN 978-99943-0-311-3); “Shenja shpirti” (ShB ADA. Tiranë, 2015. ISBN 978-99928-193-58-2); “Kalorësi i fatit” (Botimet Dudaj. Tiranë, 2016. ISBN 978-99943-0-467-7). Të tre librat poetik mbajnë zyrtarisht çertifikimin me kodin përkatës, numrin standard ndërkombëtar të librit – tek Agjensia ISBN në Londër. Të tre librat poetik kanë dhe një tjetër çertifikim shqiptar: ato mbajnë vulën, siglen, e dy prej enteve botuese ma të njohura në Shqipëri, Dudaj dhe ADA. Po, për autoren e librat e saj, ka dhe një çertifikim tjetër, vjen nga mendimi kritik letrar, nga poeti elitar Agim M. Doçi – “Mjeshtër i Madh”, që në parathanie të librit të parë (f.12) konkludon, etiketon “Selvi Beçaj është një poete e vërtetë…”. Ky, një pohim i thënë edhe nga të tjerët.
E ritheksoj, jeta e çdo njanit, bota e çdo kohe, është së parit Imazh e ma së parit për njerëzit publik si rasti e shembulli Selvi Beçaj. Njerëzit me veçanësitë e tyre dhe globi me gjithësinë e vet luftojnë përjetësisht për imazhin e vet. E, ku ka imazh ma të mirë se ky i librave, me librat. Aq ma tepër Selvi Beçaj që imazhi i saj si figurë publike është shumëdimensional, është disaplanësh, është katërnjak, apo ndryshe, si një katërkandësh lartësor: juriste, diplomate, politikane, poete. Kjo e formon dhe e lartëson imazhin e saj tanësor, jetësor, idealist, praktik. Kjo i jep fuqi identitetit, individualitetit, profilit të saj qytetar, bashkëkohor, pro-perëndimor. Përndryshe, kjo është një veçanësi risore në jetën e saj në hapësira rrugëtimi në kohën e sodit, për ma tepër e ma mirë edhe në botën me interesa e kërkesa të femrës së sotme shqiptare.
2.
Selvi Beçaj është një femër shqiptare rrënjase nga Kukësi, që në 34 vite moshe udhëton me andrrat, vizionet e hapat e saj duke guxuar dhe guxon shumë në të gjitha fushat e jetës. Kjo, mjaft e randësishme. Kjo, e veçantë e saj, shembëllim i saj. E thotë poeti i madh gjerman e botëror, Gëte: “Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda”.
Selvi Beçaj ka guxuar në diplomimin e vet për shkenca politike dhe për drejtësi, ashtu siç apelon e ban apologji guximshëm në ta sajat poezi: “Diellin e thërras…” për ta mbrojtur “vetë botën…” nga të gjithë ata që “po e shpien në askund”.
Selvi Beçaj ka guxuar në detyrat e saj si juriste, në karierën e vet si shefe Kabnieti në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive (ILDKP), një nga institucionet e larta të shtetit shqiptar, të shtetit të së drejtës. Aty peshorja e drejtësisë kërkon peshoren e ndërgjegjës të çdo politikani e zyrtari në karriken e makinën e shtetit, në piramiden e shtetit.
Selvi Beçaj ka guxuar në karierën e saj diplomatike në dy kontinentet Euro-Azi, “mbushur pa fund me thesare, tragjedi e shenjtëri” (fq. 68), teksa punoi si diplomate në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (Austri) dhe, së fundit, aktualisht, si Sekretare e Parë në Konsullatën e Republikës së Shqipërisë në Stamboll (Turqi). Këto janë përvoja të arta pune që nuk i mbrri gjithkush e jeta nuk ia mundëson gjithkujt. Për ma tepër e ma mirë, poetja e diplomatja Selvi Beçaj don t’i rrezatojë ato dhe në vendlindjen e saj, në Qarkun e saj të Kukësit.
Selvi Beçaj ka guxuar në botimin e tre vëllimeve poetike të saj. E me talentin e vet do të guxoj prapë me të tjera botime poetike e letrare të saj. Në çdo cast e në çdo fushë të vetëvetes e të jetës duket mjaft e vendosur në misionet e rrugëtimit të saj, teksa thotë: “…Do të zvarritem/ Edhe në qoftë i fundit hap /Do të hap sytë/ Do të shikoj lart/…”.
Selvi Beçaj po guxon edhe tani me kandidimin e saj si deputete kryesuese e Listës të LSI - forcës së tretë politike parlamentare në Shqipëri.
Kjo poete, rishtare në politikë, tek i dyti libër poetik e ka një poezi “Urdhëroj veten” (fq. 71) “…për të mos lënë/ Nga të tjerë të urdhërohem keq/…”. E, ndaj, kisha për të thënë edhe kështu, kësisoj: si politikane ndihet të jetë mjaft e përplotësuar, e lartësuar, pasi nga genet e saj të gjakut e të qumshtit në Kukës dhe të bashkëshortit të saj në Tropojë ka mençuri e fisnikëri; nga shkolla e kariera juridike ka drejtësi; nga diplomacia ka maturi; nga poezia ka ndjeshmëri; nga biznesi i të shoqit e i familjes “KASSEL” Sh.p.k. në Tiranë ka racionalitet…Këto, të gjitha këto, si tek rrallkush dhe rrallëherë ndër deputetët tanë, janë të dukshme e të mjaftueshme tek Selvi Beçaj (Ponari) në rrugëtimin e saj të guximshëm si politikane e re, me shkollë për drejtësi e politikë, e praktikës juridike e diplomatike, me të ardhme disakahëshe nga jurispendenca tek diplomacia, nga letërsia tek politika.
Selvi Beçaj shpreh vizionet, aksionet, misionet, devizën e saj, edhe tek poezia “Do të doja” teksa poetikon dëshira e qëndrime të vetat, që të ishte “fllad, qerpik, oksigjen…” dhe e përmbyll me vargjet: “Do të doja të isha vite/ Të të jepja jetëgjatësi/ Do të doja të isha shpirt/ Të të falja Pavdekësi/ Po kurrë robinë/ Të dëmtoja shpirtin tim”.
3.
Poetët kur hyjnë në politikë janë ma shumë kombëtar se partiak, janë ma shumë të trollit e kombit të vet se të karrikes e karierës së tyre. I besoj historisë së kombit tim shqiptar, sepse në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të Pavarësisë Shqiptare ishin poetët shqiptarë Naim Frashëri, Pashko Vaso Shkodrani, Jeronim De Rada, Asdreni, Andon Zako Çajupi, Ndre Mjeda, Gavril Dara i Riu, At Gjergj Fishta, Fan Noli, e dhjetra të tjerë, që krijuan deri hymne kombëtare, që hartuan e firmosën akte e platforma kombëtare, që zgjuan ndërgjegjen kombëtare panshqiptare, etj. Nuk po i them askujt se Selvi Beçaj është e kësaj lartësie poetike e kombëtare, por është e kësaj rruge, e këtij rrugëtimi, se është poete me shpirt poetik, se është shqiptare kombëtare prej genit e me hapin e vet, me zemrën e saj. Vështroni veç titujt e tre librave të saj poetik për të kuptuar se kush është poetja Selvi Beçaj, se cila është poezia e saj në ditarin e mesazhet e kohës.
Poetes Selvi Beçaj kur erdhi në jetë prindërit e saj intelektualë kuksianë me rrugëtime pune e detyrash nëpër Shqipëri, ing. Ramadan Beçaj e juriste Shpresa Beçaj (që në dy mandate arriti të jetë antare e mbasandejna kryetare e Gjykatës ë Lartë të Shqipërisë) ia vnunë emrin e bukur Selvi, me domethanie “e shëndetshme, pa të meta”. E, natyrisht, kur thuhet “e shëndetshme” nuk kemi të bajmë vetëm me shëndetin e bukurinë fizike pamore të Selvi Beçajt, por edhe me “shëndetin” genetik, atdhetar, politik, moral, qytetar të familjes së saj të çiknisë Beçaj e të nusërisë tek Ponarët, ma i vjetri fis në Tropojë, tek “Ponari i Lekës” – i Lekë Dukagjinit të historisë e urtnisë kombëtare shqiptare. Pra, të dy familjet e jetës së saj, i ka “të shëndosha” në sytë e botës, në ecuritë e kohës, para ndërgjegjes së tyre e përballë Zotit.
E tillë është edhe poetja Selvi Beçaj, e shëndetshme, pa të meta të ligështa, pasi vetëm Zoti lart në Qiell nuk ka asnjë nga të metat e njerëzve në Tokën e në Nëntokën e planetit tonë.
E s’ka si të jetë ndryshe, përderisa Selvi Beçaj mban emrin ma të madh të botës e kohërave: Nanë. E, ajo është nanë e mirë e katër fëmijëve si yje, krejt dritë, plot shpresë, që në poezi të saj shpeshtas i cilëson “kryevepra” dhe librin e fundit poetik e hap me të tillë dedikim: “S’dita të krijoj mrekulli ma të përkryer se sa Kerslin, Esterin, Haidin dhe Klestin…dhe s’do të di kurrë…Zot, të falenderoj pa fund !”.
E, s’ka si të jetë ndryshe përderisa Selvi Beçaj është dhe një bashkëshorte dinjitare, e përkushtuar, që bashkëshortit të saj, Kastriotit të Ponarëve e të “KASSEL”-it, Kastriotit punëmirë e bajemirës, i gjendet në krah, e ka gjithçka, i kushtimon vargje e poezi të shumta “Miku im i dashurisë/ Ty të kam unë gjithësi/…”etj.
E, s’ka si të jetë ndryshe, përderisa ajo është poete me libra, me poezitë e saj “shenja shpirti…”.
Përderisa ajo, Selvi Beçaj (Ponari) ka punue me funksion të lartë tek ILKDP në Tiranë, tek një nga peshoret e drejtësisë shqiptare, tek ky institucion i lartë që duhet të jetë ngahera vend i shenjtë i shtetit të së drejtës.
Përderisa Selvi Beçaj ka qënë diplomate-përfaqësuese e shtetit të saj/tonë, Shqipërisë, në dy nga perandoritë e dikurshme dhe qytetërime të përhershme në Vjenë e Stamboll.
Përderisa Fondacioni “Kastriot Kadri Ponari”, fondacion me president bashkëshortin e saj, fondacion i familjes së saj, ka krye investime në vendlindjen e vet e gjetkë, ka kontribute me bamirësi ndaj njerëzve në nevojë, ka dhënë për kulturën, shëndetësinë, turizmin, për shoqërinë e kohën tonë.
Poetja, qytetarja, politikania e re, Selvi Beçaj, i beson fort vetëvetes dhe ajo në çdo fushë të jetës punon e lufton sikur asgja nuk është ma e rëndësishme se dita e sotme…
Poeti e publicisti i njohur Demir Gjergji i Radios Tiranës, tek parathënia e librit të dytë poetik “Shenja shpirti”, për poezinë e portretin e poetes, juristes, diplomates e politikanes së re, Selvi Beçaj kumton: “Poetesha dhe vajza, poetesha dhe gruaja, poetesha dhe nëna e, mbi të gjitha, poetesha dhe misionarja për ta bërë botën dhe njerëzimin më të qytetëruar, më të arsyeshëm e, sidomos më të ndjeshëm, janë një qënie e një qëllim i vetëm e i pa shkëputur. Ashtu siç shkruan plot ndjenjë dhe emocion për dashurinë ndaj familjes: nënës, fëmijëve, bashkëshortit, po me aq forcë e bindje ajo u drejtohet motiveve të gjithkahshme të botës e njeriut".