Kukësi nën akuzë për trukim, zbardhet lëvizja e fundit e kampionëve
Lexuar 3705 here
Pas dy miqësoreve kundër Volfsberger dhe Botosanit, klubi i Kukësit u akuzua nga “Federbet” për trukim të mundshëm të rezultateve.
Sipas kompanisë që monitoron lëvizjen e koeficientëve të basteve, në dy sfidat miqësore që zhvilloi Kukësi, ka pasur lëvizje të çuditshme të kuotave të basteve.
Por, kampionët e Superligës janë treguar të ashpër duke hedhur poshtë këto pretendime, madje dje i kanë dërguar edhe një letër UEFA-s, duke i kërkuar asaj të përdorë influencën e vet për të hequr Kukësin nga bastet.
360grade.al