Çfarë bëjnë alpinistët në Kallabak dhe Gjallicë (Fotot në brendësi)
Lexuar 3976 here
Pushtimi i majave të Gjallicës dhe Kallabakut, përgjatë viteve të fundit është kthyer në pasionin dhe shtysën e ngjitësve të apasionuar kuksianë. Si një sport i traditës, alpinizmi në Kukës synon të shndërrohet në një disiplinë të vërtetë sportive.
Ngjitja në majat ku jo çdokush mund të ngjitet përgjatë stinës së dimrit, është motivi i alpinistëve, ndaj ata zgjedhin Gjallicën dhe Kallabakun, për të realizuar ambiciet e tyre.
Ngritja dhe shpalosja e Flamurit Kombëtar në majat e dy maleve, pas ecjes mbi shpatet e gurëta dhe nga ku shihen Korabi, Alpet shqiptare dhe vargmali i Sharrit, është një prej çasteve më të shkëlqyera, ndërsa skijimi dhe ndërtimi i "njeriut prej bore", është një tjetër joshje për këta alpinistë.
kallabak.com