Një tjetër libër për Havzi Nelën
Lexuar 3314 here
Libri "Dënimi i dytë i Havzi Nelës" ose njëri prej 5 dënimeve-Rrëshen, verë 1975, i autorit Petrit Palushi, botuar nga OMBRA GVG, do paraqitet së shpejti në Panairin e librit të Tiranës.
Qysh prej vitit 1967, kur mësuesin Havzi Nela e zhvendosën në zgafellë, mu në minimumin e jetës vet, në verën e përvëlimtë të vitit 1975 po luhej drama tjetër: kërkohej me ngulm dhe ngutshëm ridënimi i tij. Në hetuesinë e Rrëshenit skena për përgatitjen e ridënimit qe e gatshme, e studiuar imtisht më parë.
Regjimi tiranik futej thellë - thellë edhe në zgafellën e kamp - burgjeve dhe kundërshtarët politikë i ndiqte sërish, rrekej t’i zhbënte edhe atje si t’ishin a mos t’ishin frymë njerëzore.
Në anën tjetër, me egërtinë e luftës së klasave përndiqte familjarët e t’afërmit e të burgosurve politikë, t’i veçonte e ata gjithë jetën e lume të kqyreshin si të prekun politikisht e njëkohësisht të përjashtoheshin edhe prej të drejtave më elementare.
(Termi: "I prekur politikisht", ndoshta do paraqiste vështirësi përkthimi në gjuhë të huaj ose do t’ish vështirësisht i shpjegueshëm. I prekun politikisht, një njeri i tillë si të kishte sëmundje infektuese apo rrezatim bërthamor në trup) Njëjtë ndodhi edhe me Havzi Nelën.
Lojësit (aktorët) që po luanin dramën tjetër të tij, atë të ridënimit shfaqen me qetësi të mizortë.
Si ata që ishin jashtë kamp - burgut 303 të Spaçit (prokurori, operativi, n/oficerat, hetuesi dhe krejt shpura ndihmëse), por edhe ata që ishin brenda atij kamp - burgu (thithësit krejt sy e veshë të fjalëve të H. Nelës - bashkëvuajtës me të dhe që më pas kthehen lehtas në kallëzues), duhej të punonin me çdo kusht që veprimtaria e tij të zhytej te neni 73/I-rë i Kodit Penal.
Si për rastësi, i njëjti hetues që po merrej me çeshtjen e H. Nelës në hetuesinë e Rrëshenit, një vit më vonë do merrej në hetuesinë e Shkodrës edhe me çeshtjen e poetit të shkëlqimit estetik, Frederik Rreshpja. Ndërkohë, akt - akuza e prokurorëve e njëjtë për secilin: "Ka agjituar e propaganduar për minimin e dobësimin e pushtetit tonë popullor, krim ky që parashikohet nga neni 73/I - rë i Kodit Penal".
kallabak.com