Kukësi merr lajmin e keq për Zeqir Ymerin, do shtegtojë gjithë sezonin

Lexuar 3619 here




Federata Shqiptare e Futbollit u ka konfirmuar të gjitha klubeve emrat e stadiumeve në të cilat do të zhvillojnë si pritës ndeshjet e tyre në këtë edicion duke zyrtarizuara kësisoj edhe dy ndryshimet e mëdha sa i përket këtij viti.

Emri i parë është ai i Kukësit, që do të luajë gjithë vitin si udhëtues, pasi FSHF i ka vënë kyçin “Zeqir Ymerit” në pritje të rikonstruksionit të tij.

Stadiumi në fjalë nuk është licencuar dhe kuksianët kanë vendosur të emigrojnë drejt Elbasanit, ndonëse mendohej fillimisht se do të ishin “vendas” në Shkodër.

Verilindorët fillojnë që këtë mesjavë marrëveshjen e tyre me “Elbasan Arena”, pasi do të luajnë atje ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës ndaj Torpedo Kutaisi.

Ndërkohë, stadiumi “Redi Maloku” i Fushë Krujës do të jetë impianti që do të presë ndeshjet e Kastriotit në këtë edicion, pasi ai i Krujës nuk është i licencuar nga FSHF sepse nuk plotëson standardet e kërkuara.

 

 

Stadiumet ku do të luajnë skuadrat e Superiores

 

Skënderbeu- Stadiumi “Skënderbeu” – Korçë

Kukësi – “Elbasan Arena” – Elbasan

Luftëtari – Stadiumi “Gjirokastër” – Gjirokastër

Laçi- Stadiumi “Laçi” – Laç

Partizani- Stadiumi “Selman Stërmasi” – Tiranë

Teuta – Stadiumi “Niko Dovana” – Durrës

Flamurtari – Stadiumi “Flamurtari” – Vlorë

Kamza – Stadiumi “Kamëz” – Kamëz

Tirana – Stadiumi “Selman Stërmasi” – Tiranë

Kastrioti – Stadiumi “Redi Maloku” – Fushë Krujë

© SYRI.net


.