DASMA E OMER AGËS

Lexuar 3021 here




nga Nevruz MEHMETI

Dikur në një kohë të largët,shumë të largët,në nje fshat malor që shtrihej në rrëzë të Majës së Zezë dhe që quhej Borje,u lind një vajzë e vogël ,po shumë e bukur së cilës i vunë emrin Jana. Të gjithë njerëzit e familjes e donin pa masë.E merrnin në krahë,e loznin me të,e ngrinin hopa në ajër ,kurse ajo herë qeshte nga frika e herë qante.Kështu rritej përditë e nga pak mes blerimit të lëndinave, mes ajrit të freskët të bjeshkëve.Faqet po i bëheshin rrumbullake si molla e kuqe starkinge e Borjes.Një qafë e bardhë si ajo e lejlekut.Nisi të kërcente me shoqet në litar pa e vrarë mendjen për asgjë .Dukej sikur nëna e lante me qumësht .Sa e lirë që ishte! Erë që s’pyeste për asgjë!Mbrëmjeve vraponte pas xixëllonjave ,i kapte dhe dritën e tyre e vinte mbi ballë,në të dy faqet.E gjumi ia mbërthente sytë shpejt e shpejt ngaqë ndjehej e lodhur gjithë ditën nga ecejaket e saj.

 

Dhe Jana nisi të ëndërronte.Kushedi ku i fluturonte mendja. Herë qesh e herë qan duke rrudhur vetullat që i kishin filluar të harkoheshin.Gërshetat kishin nisur t’i zgjateshin dhe gati sa i arrinin belin.Po rritej.Një dite nëna e këshilloi që të mbushte ujë në kroin e fshatit ,në qendër të tij.Shkoi bashkë me shoqet tek burimi me një kovë në duar.Kroi buronte nga rrënjët e një ahu qindravje?ar.

Në degët e tij kushedi sa herë është lëkundur.Jana e ndiente ndryshimin e moshës.Vuri re se di?ka në kraharorin e saj po zmadhohej.Ajo përpiqej të kërrusej pak që të fshihej para të tjerëve.Dhe një ditë vuri në kokë një shami.Ndoshta që të mos kuptohej.Veshi edhe rrobat gorane të gatitura me endje e përkujdesje më të madhe nga nëna e saj.Kishte ndryshuar.Sa shumë ndryshojnë stinët nga njëra –tjetra.Hedh vështrimin diku larg.Qerpikët tashmë të rritur ishin kthyer në shigjeta helmuese zemrash.Aty në Topillo,pranë një selvije të lartë,nga pas trungut të saj rrinte një djalosh.E ndiqte këmba –këmbës.Ai ishte Omeri,Omer Aga.I hedhur e me pak mustaqe mbi buzët ende qumështore.Flokët e krehur me një vijë anash ngjanin si ato breza bari të kositur.

 

Një mbrëmje ,kur të gjitha shoqet e saj kishin mbushur ujë dhe qenë larguar,Jana kish mbetur e vetme .Qe vonuar.Omeri i qe afruar.Herë ngrinte koken lart e herë i ulte sytë përdhe.E ndjeu se di?ka brenda kraharorit të saj po shpërthente.Ajo nuk mund ta komandonte më. Qe zemra, e cila po gufosej.Po me nje krenari të pakrahasuar, buzëqesh dhe e shtyn paksa Omerin:

-Ik ,largohu!Do të na shohin njerëzit! Mos më turpëro ,të lutem!

 

Omeri shtangu në vend.Ia dëgjoi fjalët. Ia ndjeu aromën .Po atij i ngecën fjalët në grykë.S’mund të fliste.A thua u bë memec kaq shpejt!

Ishte verë dhe bulkthat kishin nisur zhuzhitjen e tyre.Lart në qiell hëna kishte dalë e përgjysmuar.Po ku ishte pjesa tjetër e saj? Kush ia kishte ngrënë?.

Omeri i afrohet edhe më .Do që ta ndihmojë që të ngrejë kovën me ujë.Po dora i ndesh në dorën e Janës dhe jo te doreza e kovës.Një dorë e njomë edhe,e brishtë.Ai ia shtrëngon pak dhe Jana e turbulluar sërish i thotë:-Ik ,të lutem!

 

Omeri ngul këmbë që ta shikojë atë fytyrë nga afër. Jana ngre kryet.Hëna sikur u mbush e plotë për ta ndri?uar atë fytyrë engjëllore. Ajo u fry dhe zbrazi gjithë dritën e saj mbi faqet e lëmuara të Janës. Si livadhet e Govorushës a të Senakofces. Nishane si sablica.

-Unë……,unë……. dhe goja i merrej nga ndrojtja,kam vendosur të kaloj jetën me ty….E kam pyetur zemrën dhe ajo…. më….ka…thënë….po.Më jep një shpresë dhe unë do iki !-përpëliste gojën Omeri.Ajo mundohej t’ia shkëpuste dorën nga krahu i saj.Po Omeri qe i fuqishëm.Ajo e brishtë.

- Sa më vrave ,Omer! Hiqe dorën ,të lutem!Nuk është vendi këtu. Më mirë eja nga mesnata e më hidh një guri?kë tek dritarja e unë dal te cepi i shtëpisë e bisedojmë.

 

Dhe Omeri sa s’fluturoi nga gëzimi.Nuk i kish thënë as “JO” e as “PO”.Dhe ai shpreson ende. E lë vajzën të qetë në rrugën e saj. Ajo kthen kokën shpesh pas dhe e ndjek me sy.Po nuk e dallon.Në errësirë sheh vetëm siluetën e tij.Si hëna që i sillet tokës,Omeri e ndjek nga pas.Ajo flutur krahëlehtë nxiton për në shtëpi.Është vonë .E vonuar . Por edhe e lumtur. Shtyn me këmbë portëzën gjysmë të hapur dhe hyn brenda. Nga korridori dëgjohet zëri i mekur i nënës :

-Erdhe bijë? Vërja shulin derës!

 

Po shtëpia e Janës ishte në fund rrugice e pranë rrugës. Guri?ka gjithandej.Në themelet e saj kishin nxjerrë kryet hithra që të djegin deri në palcë. Ato si? duket qenë bërë roje të shtëpisë. Diku nga mesnata,Omeri qe kish mbushur xhepat me gureza,hedh nje ne drejtim të dritares nga e cila dukej një dritëz e vogël kandili.Po xhami nuk kërcet. Hedh të dytin dhe këtë rradhë qëllon në kangjellat e dritares.Jana brofi në këmbë,me këmishën e bardhë dëborë dhe me dy krahët e saj hap ngadalë dritaren.Krahët si degë dardhe nën të cilat vareshin dy fruta që kishin nisur të fryhen me lëng jete.Dukej si një shtojzavalle me gërshetat e shthurura mbi kraharor. E njohu .Qe Omeri. Zbret ngadalë shkallët që askush të mos e ndiente.Afrohet drejt vendit të takimit ,tek cepi i shtëpisë.Omeri hap krahët dhe ajo i derdhet në kraharor si një ortek dëbore.Omeri është i fortë, e pushton.Nuk fliste këtë rradhë goja.Kishte folur zemra më shumë . Goja qe mbyllur. Ajo kishte nevojë për Omerin aq sa edhe Omeri për Janën . Jana ndjeu ftohtë. Nata qe vërtet e tillë sa edhe yjet dukeshin të ftohtë. Ajo përpëlitej e strukej në gji të Omerit për të ndier ngrohtësinë e jetës.

 

E ditët e netët kalonin shumë shpejt. Por një ditë , një ditë jo si të tjerat erdh një lajm i trishtuar. Askush nuk e dinte nga erdhi. As si erdhi .As kush e solli. Në duart e Omerit një letër e bardhë .Ishte thirrja që Omeri të shkonte ushtar.. Ahu i Topillos uli kokën. U mërzit. Zogjtë e ndalën këngën të habitur.Zemra e Omerit u nguros në kraharor.Do të ikte larg. Nuk e dinte se ku. As sa do rrinte. As a do kthehej gjallë. Po kujt do t’ia linte Janën?

 

Mbrëmja po thyente monotoninë e ditës. Në mendje i rri vetëm cepi i shtëpisë ku takohej.Ku kishte nisur jeta e tij.Një ma?ok mjaullin aty afër, nëpër hithra.Po priste Omeri ,Janën. E ja ku po shfaqej ajo.Disi e frikësuar. Sikur e ndiente nga larg ndarjen. Ishte fillim korriku.Omeri e kish kërkuar më herët se netët e tjera që Jana të dilte .Të takoheshin o tek portëza e vogël ose tek dritarja. Kishte për t’i dhënë lajmin e papritur.Kishte për t’iu betuar se sa do ishte gjallë,ajo do ishte e tij. Dy cepat e shamisë së kokës i qenë lëshuar përposhtë qafës dhe gusha i dallohej qartë. Ishte e pastër si bora e Borjes. Leshrat po ashtu i derdheshin nëpër kraharor .Ato që nuk i kish mbledhur gërsheti. Zëri i Omerit mezi dilte. Ishte dobësuar sa nuk merrej vesh. Sikur kordat zanore të mos funksiononin. Sytë i qenë skuqur nga dhimbja. Ashtu në errësirë ia merr kokën në kraharor. Si për ta ngjitur përgjithmonë aty. I kalon gishtat nëpër flokët e Janës dhe i thotë:

-Ti nuk e di shpirti im se sot me erdhi një lajm. Më kërkojnë ushtar.Për tri vjet me rradhë. Dhe mua më duhet të shkoj. 

Jana ngre kryet e habitur.

-Jo,nuk e ke me gjithë mend. Ti po luan me mua Omer.Më thuaj që s’është e vërtetë, të lutem!

Po Omeri ,që donte të bëhej burrë,muk mund ta gënjente.Nuk mund të luante me ndjenjat e saj e të veta..Në qiell u shkëput një meteor.Po digjej në hapësirë.Drita e tij verbuese sikur ua ndriti fytyrat. Po u dogj shpejt. U fik. Në krahët e njëri-tjetrit përqafuar tërë afsh ,dy statuja të mishta: Omeri e Jana!Nën këmbët e tyre ,një pellg lotësh . Mes kësaj mërzie,Jana hapi gojën e foli:

-Mos u mërzit Omer! Mos u mërzit për mua! Të jap fjalën dhe besën ,besën gorane se do të të pres për tri vjet,ndoshta për gjithmonë . Ti shkofsh e ardhsh shëndosh!

Omeri vetullngrysur i përgjigjet:

-Në mos ardhsha pas tri vitesh ,ti Jana ime e bukur martohu ,mos më prit ! Kështu është i shkruar fati ynë !

 

Koka iu var . I rëndoi sa një mal. Si e kishte nxjerrë goja atë fjalë! 

Dhe dita agoi .Omeri iku larg në Anadoll. Pa Janën pranë. Ve? në ëndërr! Në xhep mbante shaminë e beqarit që Jana ia kish qëndisur me duart e saj.Sa herë lodhej e djersitej ,e nxirrte nga xhepi e fshihej me të . I dukej se Jana e fshinte .E ledhatonte. Asnjë letër. Asnjë lajm. Asnjë zog shtegtar nuk po kalonte pranë. Turbullohet në gjumë në ?adrën e tij. E thërret në emer vajzën borjane. Po ajo s’po dukej gjëkundi. Qe larg ,shumë larg. Atëherë mendja i shkon:

-Me kë mund të takohet ajo? Kush ia than lotët nga sytë?Kush ia ndal e ia shëron psherëtimat e shpirtit?

 

Dhe lut zotin që ta ruajë nga lufta ,nga vdekja në këtë moshë të bukur ende pa shijuar lulet e rinisë.Po hynte viti i tretë i shërbimit në shkretëtirat e Anadollit. Omerit i qenë ashpërsuar qimet e fytyrës dhe dukej tani më i pjekur. Edhe mjekra i ishte nxirë dhe zgjatur. Mustaqet gati po i bashkoheshin me mjekrën..Mjekër e pluhurosur! Nxirë nga baruti Po tani ishte gati për jetën!

Minutat i kishte të shtrenjta. Tani ndoshta do kishte patur në krahë fëmijën e tyre : të Janës e të Omerit.Kurse Jana do ta kishte vështruar pak me zilinë femërore Omerin tek ledhaton fëmijën!Koha sikur pikonte,nuk ecnin sekondat.A thua akrepat e kohës të qenë ndalur?! Po kalonte viti i tretë i ushtrisë. Omerit i bie ndërmend prapë fjala që i kish dhënë Janës se po nuk u kthye për tri vjet ,ajo të martohej. Ndoshta babai e nëna e kishin fejuar me ndonjë tjetër. Pa dashjen e saj! Atëherë u tremb. Shkundi kokën nga ky mendim ogurzi..Pa nga qielli i kaltër. Do të vraponte pas reve ,donte t’i arrinte e ta shpinin tek Jana.Po re nuk kish në qiell. Atëherë iu lut komandantit t’i jepte leje.T’i jepte dhe kalin dori. Të arrinte shpejt në fshat! E shalon kalin shpejt dhe fluturon drejt Borjes. Prapa linte malet ,kodrat,luginat dhe pluhurin e rrugëve.Nuk mund ta arrinin as zogjtë me të shpejtë në botë. As rrufeja! Kur arriti tek bliri i vetmuar pas Bërces,dëgjoi një muzikë. Melodi dasme! Bulkthat zhuzhitnin nëpër degët e blirit dhe aroma e luleve e mbushte me frymë. .Më tej,një plak i kërrusur nga vitet,po i binte fyellit.Ca dele po kullosnin aty pranë barin e mbetur ende jeshil.Omeri zbret prej kalit. E përshëndet. E njohu. E përqafoi fort. Ndoshta iu kujtua i ati që prehej pranë këtij bliri. Ai ishte Neziri. Më i miri ?oban i fshatit. .Omeri ndalet dhe e pyet:

Ç’është kjo muzikë ,baba Nezir? Pse kaq shumë njerëz ne Bërce sot? Ka ndonjë dasëm?

Bariu plak s’dinte ?’t’i thoshte. Herë frynte fyellin e herë e hiqte nga goja si për t’u ?lodhur. I dridheshin gishtat dhe duart.Si t’i thoshte? Po martohej Jana e tij?! Për një kapedan ?.Nuk mundte,jo ,nuk mundte.Atëherë plaku i gjorë i tha :

-Nxito Omer! Shih vetë se ?’po ndodh ! Unë jam plak dhe nuk po marr vesh nga këto punë . Omeri e la kalin dori lidhur pas trungut të blirit dhe u nis në këmbë.Nuk qe larg.Kur arriti tek Varri i Tosunit,në majë të Bërces, pa një kalë të bardhë ,me një nuse me duvak mu përpara xhamisë. Njerëzit hiqnin valle rreth e qark. Ishte vapë dhe ato freskoheshin në ujin e burimit të Kal?ejces..Sytë nuk po i besonte. As veshët.Zbriti përposhtë tek Qershia e Bërces. Vështroi fshatin e bukur. Sa kish ndryshuar! Edhe Omeri! Iu afrua dasmorëve dhe mori leje për t’u futur në valle. Ishte valltari më i dëgjuar i krahinës.Ia kishin zili të tjerët. Pak nga pak arriti të dilte në krye të valles..Nisi të ngrihej në ajër,të rrotullohej,të ulej në tokë ,të kapte gjurin e tij e të shtrihej gjatë duke u mbajtur tek supet e shokut.Njerëzit u mblodhën më afër. E ndiqnin . Ca e njohën . Edhe lodraxhinjtë e njohën dhe iu afruan me afër me tupanat e tyre. Ai kërcen me të dy këmbët mbi mbështjellën e lëkurtë të tupanit.Jana e shikon nga nënduvaku. Edhe ajo e njohu .Qe Omeri i saj. Ai nxjerr shaminë e beqarit dhe e valëvit në ajër. Zemra e Janës sa nuk pëlciste poshtë rrobave të kraharorit. Ngadalë ngre duart përsipër, dhe zbulon paksa duvakun..Nuk kish ndodhur kurrë një gjë e tillë në fshat. Askush nuk mbante mend e as treguar kish dikush..Heshtën njerëzit,dhe curlat,dhe tupanat. Jana me fytyrë të kremosur, sikur kishte vënë yjet e qiellit mbi faqe dhe hënën mbi ballë , thyen heshtjen:

- Mirë se erdhe Omer Aga!Të qoftë e hajrit Dilber Jana! Falemnderit ju krushq të mi! Tani më përcillni për tek shtëpia e Omerit!

 

Omer Aga u përlot.Qenë lotë gëzimi me dhimbje. Një dhimbje që të gëzon.Po i rikthehej gëzimi i jetës në sytë tij.Plasi sërish gjëmimi i tupanit dhe curles. U dëgjua deri në Oreshkë ,fshatin përballë.Jana nuk e uli me duvakun. Shihte gjithë gëzim nga kali ,burrin e saj të humbur prej tri vitesh.Shtëpia e Omerit hapi dyert e vjetëruara e të pluhurosura. Të ngrëna nga molat. Nga shirat,erërat dhe dielli. Oborrit do i ktheheshin trëndafilat, borziloku,karafilat,gorolitë e jagolikat. Bashkë me zogjtë do përziheshin dhe zërat gazmore të fëmijëve të Omerit dhe Janës. Ata u plakën .U bënë gjyshër. Varret i kanë diku rreth blirit të vetmuar. Ai u bën hije ende edhe sot e kësaj dite.

 

.