Paralajmërimi/ Zhdukja e bletëve do të sillte fundin e jetës në Tokë

Lexuar 2675 here




Instituti ‘Earthwatch’ së bashku më shoqërinë mbretërore gjeografike të Londrës, pas një analize të detajuar, kanë dalë në konkluzionin se krijesa e vetme që nuk duhet të zhduket, dhe që rëndësia e saj është bazike dhe jetësore për planetin tokë, është bleta.

Ata deklaruan se bletët janë krijesa më e rëndësishme e planetit tokë, dhe se pa to, ekosistemi ynë do të shkatërrohej, duke e bërë të pamundur jetesën në tokë.

I frikëshme është fakti që tashmë bletët kanë hyrë në listën e kafshëve që rrezikojnë zhdukjen, dhe në krahasim me disa vite më parë, numri i tyre ka rënë me 90 përqind në aspektin global.

Ndaj nëse ju rastisni të shihni ndonjë bletë, apo ajo hyn në shtëpinë apo vendin që ju po rrini, ju lutemi të mos e vrisni atë, sepse siç përmendem më parë, ato janë në zhdukje, dhe është shumë e rëndësishme që numri i tyre të kthehet si më parë.

Bletët janë krijesa e vetme në botë, e cila nuk mbart asnjë patogjen, sëmundje, bakterie, apo virus.

Gjithashtu bletët bëjnë pllenimin e 70 përqind të luleve në botë, pllenimi i bërë nga bletët lejon lulet të riprodhohen, dhe riprodhimi i tyre mundëson fruta dhe ushqim për miliona kafshë e ndryshme.

Zhdukja e bletëve, do të zhdukte gradualisht dhe të tërë faunën e planetit tokë.

360grade.al

 
.