Thana, mite legjenda

Lexuar 2802 here




Mijëra vjet, thana ka qenë një nga bimët më të përdorura me të cilën popujt ballkanas ishin lidhur ngushtë, në sukseset ose mos-sukseset e veprimtarive të tyre.

Natyrshëm ajo pasqyrohet në mite, zakone, rite, onomastikë, tradita, fenë dhe çdo fushë tjetër të veprimtarive të tyre.

Këto, të ngulitura thellë në ndërgjegje kanë ardhur e shfaqen deri në kohën tonë. Mitet apo legjendat në trojet ilire e kanë hyjnëzuar thanën, ashtu si shqiponjën nga shpendët, si drurin më të fortë, simbol i krenarisë, lirisë dhe qëndresës, prej së cilës ata bënin armët e luftimit që përshkruheshin si tmerr për kundërshtarët.

Mbjellja e bimës së thanës në kufijtë ndarës midis banesave ka të bëje me mbrojtjen nga të këqijat.

Pra thana nga paraardhësit e shqiptarëve konsiderohej, një Hyjni ose vendi ku rrinin Zanat, Shtojzavallet në mbrojtje nga të këqijat.

Mbjellja e thanëve bëhesh edhe në kufijtë ndarës midis arave, kjo do ti mbronte arat nga dëmtimet, në qoftë se dikush do të dëmtonte bimët ose do të priste drurët në arë, Zanat do të hakmerreshin.

Shprehja e përdorur shpesh si metaforë edhe sot nga shqiptarët: “Ja vuri kufirin tek thana”, tregon se njeriu i lig që bën ligësira kufirin e ka tek thana që është një mbrojtëse nga të gjitha ligësitë dhe të liqtë.

 
.