Çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundviti

Lexuar 2511 here




Kjo javë parshikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet  të jetë kryesisht i kthjellët.

 

Në larësine mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje reshjet do të jënë në formën e dëborës.

 

Dita e fundit e viti 2020 parashikohet të jetë e vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradulisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

 

Dita e parë e viti 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat  e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

 

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.

 
.