Hapet kufiri i përkohshëm Strezimir-Restelicë

Lexuar 2060 here




Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot ka zhvilluar takim me Zëvendës Kryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi, dhe Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën, me rastin e hapjes së vendkalimit të përkohshëm kufitar Strezimir-Restelicë, i cili është planifikuar të veprojë nga 18 korriku deri më 1 shtator të këtij viti, transmeton TetovaSot.

 

Bushi përmes Facebook ka shtuar se ky vendkalim kufitar është në interes të banorëve të rajoneve kufitare, për tranzitimin e tyre të qetë në të dyja anët e kufirit. /pressonline.mk/ 
.