Mbi zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë në Turaj

Lexuar 1251 here
Fshati Turaj




nga Gani Dalipi
1 Marsi i vitit 1946 shënon hapjen e shkollës së parë fillore në Turaj. Si rezultat i dimrit të egër u vendos që shkolla të ishte verore.

Mësuesi i parë ishte Xhemali Izeti nga fshati Topojan.

Shkolla e parë kishte 14 nxënës.

Nxënësit e parë të kësaj shkolle janë:

1-Adem Brahim Allaraj

2-Bexhet Islam Allaraj

3-Feriz Riza Ismailaj

4-Fiqiri Man Sulaj

5-Gani Emërllah Daci

6-Haki Skender Myftari

7-Mehdi Hasan Ismailaj

8-Mehmet Hashmet Daci

9-Muharrem Mahmut Allaraj

10-Muharrem Ahmet Musaj

11-Sime Selim Allaraj

12-Selve Ramadan Musaj

13-Sadik Rasim Allaraj

14-Tahir Nuredin Sahitaj

Si ndërtesë për shkollën në fillim shërbeu shtëpia e Zaim Hazizit dhe me vone posta e vjetër kufitare mbi shtëpi të Hamza Ramadanit. Theksojmë se ndër vite në mungesë te ambienteve të nevojshme shkollore janë përdorur dhe disa ambiente tjera familjare për të zhvilluar mësimin. Përmendim shtëpinë e Bajram Sulës, Halim Seranit,Riza Islamit dhe zyrat të ish dyqani vjetër.

Krahas hapjes së shkollës fillore u ngritën dhe shumë kurse kundër anafalbetizmit të cilët zhvilloheshin nëpër lagje dhe njerëzit mësonin shkrim e këndim.

Jo vetem në fshatin Turaj që ishte fshati më i ri por në gjithë zonën mungonte tradita arsimore.

"Tetori i vitit 1936 shënon hapjen e shkollës fillore në Topojan. Kjo klasë kishte 31 nxënës. Mësuesi i parë ishte Ali Neza nga Tropoja.

Më herët në Topojan kishte funksionuar mejtepi në gjuhën turke i hapur në vitin 1903. Mësues mejtepi ishte Hafuz Sadiku". ( Isa Halili - Në rrugën e diturisë fq 232)

Ne regjistrimin austriak të popullsisë të vitit 1918 që është i pari regjistrim serioz dhe i saktë, vetëm dy veta në Topojan deklarohen që dijnë të shkruajnë dhe lexojnë turqisht Avdi Imçi dhe  Eqrem Maliqi.

Fshatarët ishin shumë te lidhur me pronën private kryesishtë me blegtorinë dhe nuk paraqitnin interesin e duhur për shkollën. Kjo vinte dhe si rezultat i mungesës së një tradite të mirfilltë për arsimin.

Megjithëse egzistonte mundësia për ti çuar në shkollë fëmijët asnjeri prej tyre nuk pranonte. Në vitin 1951 këshilli vendosi dërgimin e nxënësve Xhemali Mehmet Allaraj dhe Musa Mahmut Allaraj të vazhdojnë shkollen tetëvjecare të Krumes. Ndërsa Xhemaliu më vonë vazhdoi shkollën e mesme dhe doli ndihmësmjek Musai vazhdoi shkollën pedagogjike dhe ndërpreu mësimet pa e mbaruar atë.

Mësuesit ishin të gjithë jabanxhinjë dhe kjo paraqiste problemet e veta. Nisur nga veshtërsitë dhe largësia pas një viti pune ata kërkonin trasferime pranë fshatit të tyre. 

Zhvillimi i arësimit po ecte me hapa shumë të ngadalëta.

Në shtator të vitit 1968 hapet shkolla tetëvjeçare dhe shkolla kthehet në shkollë dimërore. Shkolla merr emrin Shkolla 8 vjeçare’’20 Korriku’’Turaj. Një emër pa asnjë vlerë dhe pa asnjë kuptim për fshatin Turaj. Datë që përkujton formimin e celulës së rinisë komuniste për zonën në Brekijë.

Këtë vit regjstrohet klasa e parë e pestë. Nxënësit e kësaj klase u mblodhën nga vitet e kaluara. Kishte nga ata që kishin dhe tre vjet shkëputje por që vazhduan shkollën ku mbizotronin djem te datëlindjes 1955.

Drejtor i parë i shkollës tetëvjeçare ishte Rasim Gerbolli nga Bushtrica.

Nxënësit që me 14. 06. 1972 mbaruan klasën e parë të tetë që nxori ajo shkollë janë:

1-Avni Shukri Allarj                  

2-Cen Mahmut Daci

3-Dalip Ibrahim Allaraj

4-Elhame Ramadan Kadria

5-Feriz Shefki Sulaj

6-Fadil Emërllah Daci

7-Hajre Bexhet Allaraj

8-Haxhi Selim Allaraj

9-Hashim Ali Allaraj

10-Halil Shani Myftari

11-Kadri Shefqet Myftari

12-Lihe Sherif Allaraj

13-Laze Elmaz Musaj

14-Mihije Taf Allaraj

15-Musli Selam Fana

16-Maslime Idriz Daci

17- Rexhep Halit Myftari

18-Refik Enver Sulaj

19-Sude Riz Myftari

20-Sebe Esat Qehaja

21-Shefqet Hamza Allaraj

22-Sherif Halit Myftari

23-Xheladin Kasam Allaraj

24-Zeqir Mehdi Allaraj

25-Zabit Ilmi Myftari

Krahas shkollës së ditës u hap dhe shkolla e mbrëmbjes. Kjo shkollë bëhej pasdite dhe ishte pa shkëputje nga puna. Në këtë klasë u regjistruan shumë vajza të moshes së rritur të cilat mbaruan tetëvjecaren si Hasije Murati, Gjylsime Istrefi,Mine Qehaja,Rreme Allaraj, Shine Musaj, Hatixhe Myftari etj.

Si klasa e parë e tetëvjeçares që dilte pati avantazhet e veta. Për të gjithë nxënësit u dha e drejta e studimit me bursa të plota.

Nje pjesë e mirë e atyre që shkuan e braktisën shkollën dhe erdhën ndërsa disa  prej tyre nuk shkuan fare. Nga ajo klasë mbaruan shkollën e mesme vetem tre veta. Ndërsa njeri mbaroi shkollën ushtarake.

1-Sebe Qehaja    (Stomatologji)

2-Refik Sulaj     (Ndertim )

3- Sherif Allaraj  (Ndertim )

4-Hashim Allaraj (Ushtarake, artileri)

E vetmja nxënëse e regjistruar në shkollë pedagogjike nga kjo klasë Elhame Kadria u nda nga jeta në vit të dytë të shkollës mesme nga një smundje e rëndë.

Kjo tregon se njerëzit nuk ishin ndërgjegjësuar akoma për rëndësin e shkollës.

Ishte një rast që nuk duhej humbur pasi nuk u përsërit më. Vitet që pasuan erdhën shumë pak bursa, edhe ata që vinin ishin larg kërkesave dhe nevojave të fshatit.

Organet vendore nuk hartuan kërkesa të argumentuara për pushtetin qëndror që fshati të kompletohej me mësues dhe kuadro vendas. Fshati ishte në një pozicion gjeografik të tillë që e kishte të veshtirë komunikimin me fshtarat fqinje pasi seicili prej tyre ishte dy orë larg. Mendo specifikat e veçanta sidomos dimrin e egër pastaj efektivitetin e punës së këtyre mësuesëve.

Në vitin 1977 u ndërtua godina e shkollës së re me tetë klasa mësimi, një ambient kopështi dhe zyrë për mësuesit.

Një projekt i pastudiuar mirë pasi çatia me llamarina nuk kryente funksion termoizolues dhe ambientet ishin shumë të ftohta në stinën e dimrit.

Mesuesja e parë vendase do të ishte Manushaqe Myftari në vitin 1982, e ndjekur më vonë nga Jeta Qehaja, Agim Allaraj, Sanie Ismaili, dhe Skënder Myftari.

Në vend që numri i atyre që ndiqnin shkollën të rritej kemi një rënie dhe disa vite edhe shkëputje në dhënien e bursave.

Hapja e shkollës së mesme bujqësore në Shishtavec në vitin 1976 ndikoi mjaft dhe në Turaj. Me sakrifica shumë djem të fshatit në dimër e të ftohët vazhduan të ndiqnin mësimet në këtë shkollë.

Theksojmë se në kushtet e dimrit të egër me katër orë rrugë në ditë vajtje- ardhje të parët që vazhduan këtë shkollë ishin Bajram Qehaja, Sulejman Allaraj, BashkimAllaraj dhe Tasim Daci. 

Ata ishin maturantët e parë nga Turaj që mbaruan këtë shkollë dhe që u pasuan nga të tjerë.

Në këtë kohë u hap dhe kopështi për fëmijët parashkollore ku si edukatore e parë punoi Farije Sahitaj.

Në fillim të viteve 1980 te zyrat e sektorit funksiononte dhe vatra e kulturës një ambient i papërshtatshëm ku funksiononte vetëm një televizor. Në vitin 1989 u ndërtua vatra e re e kulturës. Kjo godinë u ndërtua si dhuratë për fshatin nga metalurgët e Uzinës së Bakrit- Kukës.

Në shtator 1983 hapet shkolla e mesme bujqësore në Topojan.

 Nga fshati Turaj vazhduan mësimet në këtë shkollë nxënësit Besim Myftari, Xhezair Sulaj, Bilbil Allaraj, Xhemal Daci, Mehdi Allaraj, të cilet i kujtoj si shokët e mi të rrugës pasi në ato vite punoja mësues në ciklin tetëvjeçar në Topojan. Pas tyre vazhduan shumë të tjerë. 

Në vitin 1986 hapet gjimnazi në Shishtavec ku do të regjistroheshin Sokol Kadri Allaraj dhe Agim Daci.

Në vitin 1987 hapet gjimnazi në Topojan. Gjimnazistët e parë nga Turaj që mbaruan gjimnazin e Topojanit janë ; Lutfi Allaraj, Ilir Myftari, Rufat Allaraj, Ilir Allaraj, Besnik Allaraj,Korab Musaj dhe Safet Sulaj. Pas tyre do të vazhdonin dhe shumë të tjerë.

Vajtja në të dy shkollat kishte shumë vështërsi sidomos dimrit, seicila kishte katër orë rrugë në ditë vajtje - ardhje. Dëshira dhe vullneti mposhtën çdo gjë. Ishte koha e ndërgjegjësimit dhe e rritjes dashurisë për dijen.

Në këto vite numri i nxënësve në shkollën tetëvjecare Turaj shkon në 180 nxënës. Në shkollë jepnin mësim 9 mësues dhe një edukatore.

Ndër mësuesit që lanë gjurmë dhe kujtohen me respekt nga ish nxënësit dhe fshatarët vecohen Halil Domi, Hysen Braha,Vehbi Basha,Zylfi Bala,Xhavit Mani, Selam Tocilla, Ruzhdi Bakalli, Mahmut Tocilla etj.

Fundi i viteve '80 solli njëfarë liberalizimi në dhënien e të drejtave të studimit dhe shumë djem të fshatit Turaj si Nurish Allaraj, Hajro Sherifi, Enver Musaj, Luan Qehaja,  Zenel Fana, Sokol H Allaraj, Kreshnik Tahiraj, Sokol K Allaraj, Agim Daci vazhduan studimet në shkollë të lartë.

Ardhja e proceseve demokratike u prit shumë mirë nga banorët e fshatit  Turaj.

Me lejimin e lëvizjes së lirë që në fillim te viteve '90 shumë nga familjet e këtij fshati blenë shtëpi ose truall në zonën fushore kryesishtë në Tiranë. Numri nxënësve në këtë shkollë filloi të reduktohej ndjeshëm.

Viti 1994 në këtë shkollë fillon me nje staf te kualifikuar mesuesish si Nurish Allaraj, Enver Musaj, Sokol H Allaraj, Jeta Qehaja por dhe kjo nuk zgjati shumë pasi shumë familje lëvizën drejt zonës fushore dhe fshati ngeli në njëzet shtëpi. Si pasoj dhe klasat u bënë kolektive duke e bërë më të vështirë mësimdhënien dhe përfitimin e dijeve. Dhe sot vazhdon po ashtu me një numër shumë të vogël nxënësish te grupuar ne klasë kolektive.

Shëndetësia.

Shërbimi shëndetsor në fshatin Turaj ashtu si dhe në të gjithë zonën filloi pas çlirimit të vendit.

 Ndihmës mjeku i parë në zonë është Muharrem Parllaku. Emri i të cilit dhe pse kanë kaluar shumë vjet kujtohet me shumë respekt.

Korrekt dhe me një sjellje shembullore bashkëkrahinarët kujtojnë se ai më parë të shëronte me fjalën e tij të ëmbël dhe pastaj me mjekime. Muharremi shërbeu nga vitet 1952-1956 duke mbuluar me shërbim shëndetësor gjithë lokalitetin e Shishtavecit.

Pas tij si ndihmësmjek do të punonin Xhemali Allaraj dhe Rustem Toçilla.

Ne vitet '70 mes fshatrave Novosej dhe Shishtavec do te ngrihej spitali rajonal për lokalitetin e Shishtavecit ku shërbyen mjekët Shyqyri Meta, Azem Brasha, Dalip Hoxha etj.

Ne vitin 1970 hapet ambulanca mjekësore në Turaj ku vjen ndihmës mjekja Kadire Allaraj dhe pak pas saj vjen dhe mamia Fatime Kadria. Në këtë kohë kjo ambulancë kalon në vartësi të qendrës shëndetësore Topojan që drejtohej nga mjeku i talentuar Shaqir Shehu ku pas tij punuan mjekët Alqi Daci dhe Selman Lirëza.

Ne fund të viteve '80 do të vinte si mjek biri asaj zone Ismail Mema i cili do të zëvendsohej nga mjeku vendas Milaim Nela pas tij Hajro Sherifi dhe s'fundi Lulzim Myftari.

 Qendra e ambulancës Turaj ishte vendosur në shkollën e vjetër por për vetë kushtet që kishte fshati (shpërndarja e banesave) nuk e kryente funksionin e saj.

 Sa herë që bie fjala për shërbimin shëndetësor  turjanët të flasin me plot respekt për ndihmësmjeken Kadire Allaraj. E aftë profesionalisht ajo përcaktonte saktë diagnozat dhe mjekimin e tyre. E papërtuar natë e ditë në kushte klimaterike të rënda duke patur parasysh dhe shpërndarjen e banesave Kadirja ishte gjithmonë e gatshme duke shkuar shtëpi në shtëpi për vaksinimet dhe duke vizituar të smurët.Po ashtu dhe mamia Fatime Kadria punoi plot përkushtim duke u gjendur gjithmonë në krye të detyrës ku vdekjet foshnjore shkuan në nivelin zero. Të dyja s'bashku përballuan cdo sakrificë dhe me punën e profesionalizmin e tyre fituan respektin e të gjithë bashkëfshatarëve.

Në fund të  viteve '90, Kadirja dhe Fatimja në moshën e pensionit u zhvendosën me banim në Tiranë dhe për familjet e ngelura në fshatin Turaj kujdeset personeli mjekësor i qendrës shëndetësor Topojan.

 
.